Dëmi që sjellin kompanitë “offshore”, vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 mld $

Vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë taksa nga kompanitë offshore. Përfundimi vjen nga një raport i fundit i Organ...


Vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë taksa nga kompanitë offshore. Përfundimi vjen nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Raporti shqyrton të dhënat e vitit 2015 dhe arrin në përfundimin se aktualisht mbi 30 për qind e investimeve të huaja në vendet e varfëra hyjnë përmes parajsave fiskale.
Sipas ekspertëve të OKB, arsyeja kryesore se pse kompanitë zgjedhin këtë rrugë është ajo e shmangies së taksave.
“Mesatarisht, ndër ekonomitë në zhvillim, për çdo 10 për qind investime të huaja që hyjnë përmes parajsave fiskale, fitimi i taksueshëm ulet me 1 pçr qind”, thotë raporti.
Por si kryhet evazioni?
Sipas raportit, skema realizohet duke transferuar fitimet nga vendi në zhvillim, ku ato gjenerohen, tek parajsat fiskale. Kompania X ka kryer një investim në një vend të varfër, nga i cili gjeneron 100 lekë fitime.
Normalisht këto fitime duhet të taksohen në vendin e varfër. Por për t’i shpëtuar taksimit, kompania faturon 60 lekë shpenzime artificiale nga dega e saj në offshore, ku taksa është zero.
Shpenzimi mund të jetë konsulencë, ose ndonjë shërbim tjetër dhe për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale, ai është i pamundur të verifikohet.
Rrjedhimisht fitimi i taksueshëm i kompanisë në vendin e varfër u ul nga 100 lekë që ishte në 40 lekë, pasi 60 lekë u transferuan tek vendi offshore ku nuk taksohen.
Në Shqipëri, një pjesë e madhe e konsiderueshme e investimeve të huaja, si në energjitikë por edhe në fusha të tjera kanë ardhur përmes parajsave fiskale.
Rasti më i fundit ishte ai i konçesionarit të markimit, por edhe i disa kompanive të naftës dhe një nga arsyet dyshohet të jetë piërisht shmangia e taksave./ TCH

Related

Top Lajm 3104190532947753567

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item