BE akuzon sërish ‘Google’: Po shkel rregullat e konkurrencës

Komisioni Evropian ka akuzuar për të disatën herë gjigantin e kërkimit ‘Google’ për thyerje të konkurrencës së ndershme në vendet e Ba...


Komisioni Evropian ka akuzuar për të disatën herë gjigantin e kërkimit ‘Google’ për thyerje të konkurrencës së ndershme në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas KE-së, ‘Google’ ka vendosur kushte të padrejta për kompanitë që përdorin sistemin operativ ‘Android’.
Në raportin e KE-së të publikuar ditën e mërkurë, i bëhet thirrje ‘Google’-it të për më shumë transparencë dhe të vendos rregulla të njëjta për të gjitha kompanitë që përdorin ‘Android’-in.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimin i ‘Google’, i cili me anë të zëvendëspresidentit Kent Walker ka pranuar kritikat.
‘Android-i është një sistem i rëndësishëm dhe i hapur për risi. Ne jemi duke punuar me Komisionin Evropian për të përmirësuar problemet në fjalë’, tha Walker.
Kjo është hera e dytë që BE-ja dhe ‘Google’ përplasen për thyerje të rregullave të konkurrencës. Më herët motori i kërkimit është gjobitur nga Brukseli për rregulla të padrejta që aplikoheshin ndaj subjekteve të ndryshme.
/TechSot.al/E.G./

Related

Teknologji 6756242769709149926

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item