Babai vret të birin për shkak të orientimit seksual

Një 69-vjeçar në Los Angeles është arrestuar të martën e kësaj jave, pasi policia mori një telefonatë emergjence dhe gjeti në shtëpinë e...


Një 69-vjeçar në Los Angeles është arrestuar të martën e kësaj jave, pasi policia mori një telefonatë emergjence dhe gjeti në shtëpinë e tij trupin e pajetë të djalit dhe gruas.

Shehada Issa akuzohet se ka vrarë të birin, Amir Issa, 29 vjeç, pasi ky i fundit pranoi se ishte homoseksual. Në shtëpi është gjetur edhe trupi i nënës së 29-vjeçarit, emri i të cilës nuk u bë i ditur nga autoritetet, raporton “Los Angeles Times”.

Hetuesit e mbështesin akuzën në faktin se burri e kishte kërcënuar më parë me vdekje të birin.

“Vrasja është kryer për shkak të orientimit seksual të viktimës dhe perceptimit të autorit për lidhjet me njerëz të këtij komuniteti”, i ka thënë një burim agjencisë “Associated Press”.

Issa akuzohet se e ka vrarë me paramendim të birin, me një armë të llojit Shotgun. Nëse shpallet fajtor, ai do ta kalojë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg, pa asnjë mundësi apelimi.

Vetë i akuzuari i ka thënë policisë se e ka marrë armën pasi ka gjetur të shoqen të vdekur dhe është detyruar të qëllojë ndaj të birit, pasi ky e ka kërcënuar me thikë.

Por policia e cilëson këtë deklaratë si inkriminuese, pasi gjatë kontrolleve nuk ka gjetur asnjë thikë.

Hetuesit thanë se atë e bir kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie konfliktuale.

Related

Kronika 7644417258164703867

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item