Azem Syla nuk është regjistruar në TIMS kur ka hyrë në Shqipëri

Emri i ish-deputetit Azem Syla nuk është i regjistruar në sistemin TIMS të policisë në pikën kufitare Morin – Vërmicë, shkruan sot Koh...


Emri i ish-deputetit Azem Syla nuk është i regjistruar në sistemin TIMS të policisë në pikën kufitare Morin – Vërmicë, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë të policisë kufitare në Morin të Kukësit kanë thënë se Azem Syla është në listën e personave VIP, kështu që i shmanget kontrollit, me këtë rast edhe regjistrimit.
Shmangia e kontrollit të personave VIP bëhet në ato raste kur institucioni i interesuar që përfaqëson personi me rëndësi të veçantë, njofton Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shqipëri, e cila pastaj dërgon shkresë në stacionin e policisë kufitare, gjë që nuk është vepruar në rastin e udhëtimit të Azem Sylës.
Burime të policisë kufitare në Morin të Kukësit thonë për “Kohën Ditore” se pas instalimit të sistemit TIMS kanë pasur probleme me funksionarë të lartë publikë në Kosovë, ish-luftëtarë të UÇK-së, apo veprimtarë të çështjes kombëtare, përfshirë edhe Azem Sylën, kështu që ato nuk regjistrohen, pasi rezultojnë me të “kuqe” në sistem, andaj duhen ndaluar patjetër.

Related

Lajme 4966019397705497406

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item