Armenia dhe Azerbajxhani sërish në luftë, frikë për ndërhyrjen e rusëve (VIDEO)

Forcat armene dhe ato të Azerbajxhanit pas shumë viteve të armëpushimit, nisën luftimet në regjionin e Nagorny Karabakh. Ky regjin k...

Forcat armene dhe ato të Azerbajxhanit pas shumë viteve të armëpushimit, nisën luftimet në regjionin e Nagorny Karabakh.
Ky regjin ka qenë nën kontrollin e Ushtrisë dhe separatistëve armenë, që nga përfundimi i luftës në mes të dy shteteve më 1994. Negociata të zhvilluara ndër vite kanë rezultuar me progres minimal sa i përket zgjidhjes së këtij konflikti.
Ndryshe, thuhet se Ushtria e Azerbajxhanit ka marrë disa rajone strategjike të cilat ishin nën pushtimin e Armenisë dhe se në përleshje u vranë 12 ushtarë azerbajxhanas. Armenia nuk ka dalë me të dhëna për të vrarët, por nga Azerbajxhani thonë se kanë vrarë së paku 100 ushtarë armenë, transmeton Telegrafi.
Në luftimet po përdoren armatime të rënda, përfshirë aviacionin. Të dy shtetet akuzojnë njëra-tjetrën për eskalim të situatës.
Në luftimet e mëparshme për Nagorny Karabakh, që pretendohet nga separatistët armenë, janë vrarë së paku 30 mijë persona. Azerbajxhani.
Derisa më herët fituese ishte Armenia, Azerbajxhani i pasur me burime të energjisë ka rritur buxhetin ushtarak i cili sot tejkalon tërë buxhetin e Armenisë. Ekziston frika se në këtë konflikt do të kyçet Rusia, si aleate e Armenisë.

Related

Top Lajm 7521504131328191795

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item