Arjan Çani: Rilindasit sot janë të fuqishëm, na kanë hedhur në plehra. Vetëm dalja në rrugë mund t’i rrëzojë

Arjan Çani mendon se rilindasit e Edi Ramës, siç i quan ai, janë më të fuqishëm se kurrë. Duke folur në emisionin e Ylli Rakipit, Çan...


Arjan Çani mendon se rilindasit e Edi Ramës, siç i quan ai, janë më të fuqishëm se kurrë.
Duke folur në emisionin e Ylli Rakipit, Çani ka thënë se ata mund t’i rrëzojë vetëm dalja në protesta.
“Këta janë rilindas deri në momentin që s’kanë asnjë fuqi përballë që t’i rezistojë.
Derisa nuk ka rezistencë këta janë fitues.
Unë i njoh nga afër fatkeqësisht dhe e di sa mashtrues janë.
Kam pirë, kam ngrenë me ta, jam i kthjellët.
Edhe pse këta në sytë e mi janë mashtrues, arritën të bindin shumicën e shqiptarëve t’i votojnë.
I votuan prapë në 2015 dhe na hodhën në koshin e plehrave.
Nëse ti mendon që gjërat do të ndryshojnë për mirë nëpërmjet mediave gaboni rëndë.
E vetmja mënyrë janë rruga, janë njerëzit që i bashkon një kauzë.
Nëse nuk ka presion, fuqi nga njerëzit, edhe këto media të kapura nuk do kthejnë kokën nga njerëzit.
Në këtë moment këta janë një fuqi e pakundërshtueshme, rruga është bosh, njerëzit janë pak, shumica është dakord me rilindasit.
Unë kam neveri, por sso të thotë se përfaqësoj realitetin.
Rilindasit sot janë të fuqishëm, ky është populli i rilindasit”, tha Çani.

Related

Top Lajm 1245303687733847764

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item