ANALIZA/ Çfarë ndodh nëse super të pasurit nuk fshehin dot paratë

C.J. Polychroniou është doktor shkencash në politikë, i cili ka dhënë mësim dhe ka punuar për shumë vite në universitete në Evropën Qe...


C.J. Polychroniou është doktor shkencash në politikë, i cili ka dhënë mësim dhe ka punuar për shumë vite në universitete në Evropën Qendrore dhe SHBA. Kjo analizë e tij është botuar nga “Al Jazeera”.
Panama Papers: Pse duhet të shqetësohemi?
Panamaja ka qenë gjithmonë një nga strehët më të preferuara në botë për shmangien e taksave – gjatë dhe pas mbretërimit të Gjeneralit Manuel Noriega – dhe “Mossack Fonseca” (drejtuar nga një ekspert zviceran i taksave. Jurgen Mossack dhe partneri i tij nga Panamaja, Ramon Fonseca), është një nga lojtarët dominues në botën paralele të parajsave të taksave.
Në këtë kuptim, publikimi i paprecedentë i dokumenteve të 40 viteve (më shumë se 11 milionë të tilla ku janë përfshirë më shumë se 210 mijë kompani, fondacione dhe liderë botërore) zbulon se Mossack Fonseca ofronte shërbime për të ndihmuar në pastrimin e parave, shmangien e taksave dhe aktivitetin kriminal që nuk duhet të befasojë askënd.
Për këtë funksion dhe janë krijuar offshore-t (kompanitë jashtë vendit), pikërisht për të luajtur këtë rol për të pasurit dhe njerëzit e fuqishëm që drejtojnë botën.
Ashtu siç shprehet Mark Hays, këshilltar i Global Witness, organizatë kundër korrupsionit ndërkombëtar, i cili tha për International Business Times: “Ajo që është befasuese është se në këtë çështje nuk është përfshirë vetëm një firmë, por ka qindra të tjera që orkestrojnë këto skema.”
Çfarë do të bëhet?
Megjithatë, pyetja kryesore është se pas publikimit më masiv të dokumenteve private në internet, është nëse duhet të shqetësohemi për ekzistencën e një rrjeti global korrupsioni dhe a duhet bërë diçka për këtë.
Përgjigja në të dy rastet është pozitive.
Në një botë me pabarazi ekstreme dhe probleme të mëdha sociale si kjo e jona, efektet ekonomike, sociale dhe politike në shmangien e taksave nga ekzistenca e parajsave për taksat janë të pamasë.
Pa taksa, shoqëritë vuajnë për të qenë funksionale si dhe do ta kenë të pamundur për të ofrojnë shërbime jetësore publike.
Por, në një kohë kur punëtorët dhe bizneset e vegjël dhe të mesëm paguajnë të gjitha taksat, korporatat globale dhe super të pasurit kanë paguar gjithnjë më pak ndër vite, shoqëruar me rritjen ekonomike të ekonomisë botërore dhe përhapjen e vendeve të parajsës për taksat.
Mirë se vini në kapitalizmin global, padrejtësinë e taksimit dhe minimin e demokracisë.
Sipas “Tax Justice Network 2012”, përllogaritet se nga 21 trilionë deri në 32 trilionë dollarë janë fshehur nga super të pasurit në kompani offshore.
Vetëm imagjinoni sa shumë shkolla dhe spitale do të ishin ndërtuar me ato para në shumë vende nga taksimi i këtyre parave të zeza.
Vetëm imagjinoni sesa më pak pabarazi do të kishte në të dy kahet dhe mes vendeve nëse problemi i mamuthit të shmangies së taksave mund të evitohej.
Lindja e një ere të re
Vetëm imagjinoni sesa më pak i ashpër dhe më pak i dhimbshëm do të ishte problemi i refugjatëve nëse fshehja e pasurisë do të ishte e pamundur.
Këto realitete janë të njohura mirë nga komuniteti global, pasi liderët e vendeve të G20 ranë dakord para pak vitesh që të vinin këtë çështje në krye të axhendës së punëve të tyre.
Por gjithsesi asgjë nuk është bërë që prej atëherë dhe problemi i taksave offshore mbetet i pazgjidhur, edhe pse do të jetë paksa e pamundur që pas Panama Papers që të ketë një efekt domethënës që nuk do t’u lejojë hapësirë super të pasurve të fshehin pasurinë në të ardhmen.
Sigurisht një erë e re do të lindë si rezultat i Panama Papers.
Përfshirja e emrave të njohur si lideri i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentëve të Argjentinës dhe Ukrainës si dhe kryeministrit të Islandës, që janë vetëm disa nga emrat e liderëve të përfshirë në skandalin Mossack Fonseca, pa dyshim që do të sjellë një tronditje globale të politikës dhe që mundtë çojë në një shpresë të re për një pranverë globale për qeverisjen globale.
Jo vetëm te regjimet autoritare
Në Islandë, ka tashmë thirrje për dorëheqjen e Gunnlaugsson dhe kjo ka shumë mundësi të ndodhë sesa një natë pagjumë për Vladimir Putin pas skandalit Panama Papers, dhe është ndoshta tashmë duke menduar si të kundërshtojë agjitacionin politik brenda Rusisë dhe dëmtimin e imazhit të tij jashtë vendit.
Rrjedhja Panama Papers tregon se kompanitë offshore si Mossack Fonseca duhet të jenë në vëzhgim të rreptë pasi nuk janë të jashtëligjshme në vetvete, por ndihmojnë në qëllimin për të fshehur identitetin e vërtetë të kompanive dhe pasurinë e pronarit. Ajo provon përtej çdo dyshimi se korrupsioni dhe shmangia masive e taksave janë të përhapur në të gjithë botën, nuk kufizohet vetëm në vendet me regjime autoritare dhe shtypëse.
Së fundi, Panama Papers tregon se nuk është vetëm sistem global i taksimit që është thyer, por qeverisja globale në vetvete.
Sfida finale është për të ndryshuar kapitalizmit global në vetvete.
Përktheu: Florenc Stafa

Related

Top Lajm 4134634470172865554

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item