Ana e errët e “Panama Papers” dhe llogaritë që nuk dalin

Nga Giampaolo Rossi Një histori e çuditshme Më shumë se një vit më parë, një dorë e panjohur mori arkivin dixhital të “Mossack Fon...

Nga Giampaolo Rossi

Një histori e çuditshme
Më shumë se një vit më parë, një dorë e panjohur mori arkivin dixhital të “Mossack Fonseca”, studioja ligjore panameze më e  njohur në botë për krijimin e shoqërive offshore në parajsat fiskale. Sipas disa versioneve “spiuni” është një ish-punonjës i firmës ligjore, por ka edhe dyshime se mund të jetë vepër e hakerave kompjuterikë apo agjenci inteligjence. Dokumentat e kriptuar janë në fakt gjithë arkivi i Mossack Fonseca, që nga viti 1970 e deri në 2016. Vështirë të besosh që mund të jetë vjedhur nga një person i vetëm.
Arkivi
Sasia e dokumentave të vjedhur është impresionuese: 11,5 milionë dosje dixhitale. Një numër shumë herë më i madh se Wikileaks, Lux Leaks, Swiss Leaks apo Offshore Leaks marrë së bashku.
Gazetarët investigativë
Një vit më parë një burim anonim dorëzon materialet për redaksinë e gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”. Ata vendosën ta vënë në dispozicion të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, ICIJ.
Konsorciumi është një rrjet global me qindra gazetarë të mediave më të rëndësishme nga 60 vende të ndryshme, specializuar në gazetarinë investigativenë rafsh ndërkombëtar.
ICIJ është themeluar në 1997 nga një OJF e quajtur “Center for Public Integrity” me seli në Uashington. Ajo financohet nga një sërë fondacionesh, shoqatash filantropike dhe organizata për të drejtat e njeriut etj. Mes tyre ka edhe dhurues të çuditshëm si “Open Society”, e George Soros, armiku numër 1 i Vladimir Putin, dhe destabilizues i shumë qeverive.
Metodologjia
Grupi i gazetarëve ishte përbërë prej 400 personazh, ka përdorur softuerin Niux, një platformë tejet e sofistikuar që lejon strukturimin e të dhënave, audio, video apo foto.
Siç shpjegojnë vetë gazetarët, “përpilojnë listat me emrat e politikanëve më të rëndësishëm, profesionistëve të ndryshëm dhe kriminelëve”. Pra kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme që duhet përmendur. Gazetarët kanë vendosur vetë se cilat emra të hetojnë. Kriteret padyshim sjellin dyshime.
Vladimir Putin
Është padyshim emri më i rëndësishëm dhe shpërthyer në këtë skandal, Vladimir Putin. Në gjithë mediat botërore lakohet veç emri i tij, megjithëse nuk përmendet në Letrat e Panamasë.
Ka qenë britanikja “The Guardian” e para që përmendi emrin e Putin, ashtu si edhe në sulmet e para disa muajve për përfshirjen në vrasjen e Litvinenkos. Dihet tashmë dëshira e britanikëve për të përfshirë Putinin në skandale të ndryshme.
The Guardian prej vitesh ka nisur një fushatë anti-ruse duke futur herë pas here edhe komente të delireve të George Soros.
U deshën dy ditë hetime të zbulohej që emri i Putin nuk figuronte asgjëkundi, por i të njohurve të tij po. A mund të ketë lidhje mes tij dhe tyre? Ndoshta, po. Por për këtë duhet hetuar dhe vërtetuar.
Përsa i përket “The Guardian”
Dy vjet më parë kjo gazetë ishte në qendër të një skandali gazetaresk kru drejtori i saj pranoi se me urdhër të Shërbimeve Sekrete britanike shkatërroi dosjet e Eduard Snouden.
Gazetari e çuditshme kjo e The Guardian, që merr urdhra nga spiunët e Britanisë së Madhe.
Po amerikanët?
Nuk ka asnjë emër amerikani në listën e Letrave të Panamasë. E megjithatë Panamaja është veç dy hapa larg Amerikës. Madje nuk ka asnjë emër të grupeve bankare dhe industriale të Uoll Strit. Koincidencë? Le ta quajmë kështu për momentin.
Si është e mundur një gjë e tillë e shpjegojnë gazetarët. “Ndërkohë që publikohen dosjet, disa prej tyre do të mbahen sekrete dhe për këtë ka motive të vlefshme”, thonë ata. Por kush e vendos se çfarë do publikohet dhe çfarë jo?
Pra le të publikojmë ato që na intereson, dhe të tjerat t’i mbajmë në arkivë. Kjo nuk ka lidhje me gazetarinë.
Përfundimi
E vështirë të parashikosh si do të zhvillohet ky skandal dhe cili do jetë efekti domino që do të krijojë. Por ajo që është e rëndësishme është se “Panama Papers” ka treguar anën e errët të shumë gjërave, politikës, gazetarisë etj.
Ndjesia është që kjo gazetari investigative është thjesht një instrumen i luftës hibride që përdoret për të shmangur armët.
Siç shkruante në fund të viteve ’90 Manuel Castells, një prej studiuesve më brilantë të komunikimit, “Mediat nuk janë pushteti i katërt, janë më të rëndësishme se aq. Janë hapësira ku krijohet fuqia”.
Përshtati në shqip: Amarildo Lumani, TemA

Related

Top Lajm 971540442458837104

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item