Ambasadorët e rinj - Vajza e Kadaresë emërohet ambasadore e Shqipërisë në OKB

Besiana Kadare e liruar pak ditë më parë nga detyra, është emëruar ambasadore e Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në...


Besiana Kadare e liruar pak ditë më parë nga detyra, është emëruar ambasadore e Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në komisionin e Jashtëm parlamentar u shqyrtuar kandidatura e saj, si dhe e Gjergj Teneqexhiut si ambasador i Shqipërisë në Japoni. Zonja Kadare do të mbulojë edhe përfaqësuesen e Shqipërisë për në Kubë, jo rezidente. Zv/ministri i Jashtëm, Halil Hyseni tha se kandidaturat janë dinjitoze për përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.
Zonja Kadare paraqiti edhe synimet e përgjithshme të saj. “Në fushën e të drejtave të njeriut misioni do të jetë aktiv; në fushën e sigurisë dhe paqes përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, Shqipëria do të japë një kontribut proaktiv në luftën kundër terrorizmit; prioritet i veçantë i punës do të jetë kandidatura jonë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit”, tha ajo.
Gjithashtu, znj. Kadare u shpreh se në fokus të punës së saj do të jetë përfshirja e Kosovën në të gjitha nismat shumëpalëshe të organizuara në kuadër të OKB-së, si dhe lobimi për njohjen ndërkombëtare të saj. Besiana Kadare është e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, teksa më herët mbulonte Shqipërinë pranë UNESCO-s, një organizatë pranë OKB-së që merret me ruajtjen e trashëgimisë botërore.
Ndërsa, z. Teneqexhi kandidat për ambasador në Japoni, bëri një parashtrim të objektivave të tij duke theksuar se prioritet i punës së tij do o të jetë bashkëpunimi ndër parlamentare, ekonomik, social, nxitja e investitorëve japonez në hapësirën Shqiptare, si dhe tërheqja e turistëve japonez në vendin tonë
Pas prezantimit të bërë nga dy kandidatët, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Arta Dade vlerësoi dy kandidaturat e paraqitura dhe shprehu bindjen se kjo detyrë do të përmbushet me sukses në shërbim të interesave të vendit dhe të kombit.

Related

Shqipëria 8317946672451502604

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item