A duhet t’i lexoni mesazhet në telefonin e partnerit?

Dashuria –  Në ditët e sotme, edhe aplikacionet ndihmojnë. Spiunimi i partnerit është gjithnjë e më i thjeshtë, megjithatë jo gjithmon...


Dashuria – Në ditët e sotme, edhe aplikacionet ndihmojnë. Spiunimi i partnerit është gjithnjë e më i thjeshtë, megjithatë jo gjithmonë është zgjedhja e duhur. Edhe nga pikëpamja ligjore
Le ta pranojë ndonjëra që nuk ka pasur asnjëherë tendencën për të lexuar mesazhet në smartfonin ose celularin e partnerit, ndërkohë që mashkulli në fjalë mund të gjendet në dush.
Aplikacionet teknologjike i japin një dorë kujtdo që do të spiunojë, por pro-të dhe kundrat nuk mungojnë. Po ju a jeni bërë ndonjëherë pjesë e dëshirës për të kontrolluar telefonin e partnerit tuaj? Ja aspektet që nuk duhen nënvlerësuar.
Aplikacioni spiun
Mundësi për të regjistruar thirrjet dhe jo vetëm: aplikacionet moderne e bëjnë teknologjinë një kamp të minuar, në të cilin privatësia rrezikon të bëhet një utopi e vërtetë.
Disa programe janë multifunksionale dhe instalohen në smartfon ose në kompjuter: instrumente të fshehura, të cilat janë në gjendje të kontrollojnë fëmijët dhe partnerin (ose më keq akoma, vartësit) përmes aksesit në tastierë, çatit, rubrika në të cilat poseduesit regjistrohen në mënyrë të fshehtë.
Aspekte të ligjshme
Për aspektin në fjalë ekziston një ligj, por deri më tani vetëm në Itali. Vendimi 596 i datës 10 mars 2015, thotë se marrja e telefonit të partnerit dhe leximi i korrespondencave private është krim.
“E drejta e privatësisë mbështetet në vazhdimësi të përsosur me veprën tentativë dhune në familje”, ka sqaruar Gjykata Supreme e Kasacionit. Megjithatë problemi nuk është vetëm me origjinë ligjore.
Ju vetë si do të reagonit nëse do të mësonit se dikush ka instaluar në celularin tuaj një aplikacion për të lexuar mesazhet tuaja dhe të gjitha bisedat e fundit?
Çështje dyshimesh
Mungesa që vihen re, më pak gjeste afrimiteti, heshtje të tejzgjatura: shpeshherë këto janë ndjesi që e çojnë një person drejt gjetjes së të dhënave. Gjurmë të cilat mund të tregojnë gënjeshtra të vogla, tradhti ose … absolutisht asgjë!
E vërteta është se ndërtimi i një pakti besimi në brendësi të marrëdhënies është një çështje komplekse, ja pse leximi me dashje i një mesazhi jo të destinuar për ne shkon përtej faktit të thjeshtë të zbulimit.
Alarmi nga xhelozia
Xhelozia mund të bëjë shaka të keqe dhe të zhvillojë një fiksim të vërtetë tek individi, duke i ulur shumë atij besimin te vetja. Në raste si ky, kontrollimi i partnerit nuk shërben për t’i dhënë fund ankthit, përkundrazi, ju rrezikoni të bëheni pjesë e një rrethi vicioz, që do t’ju duket gjithnjë e më i vështirë për t’u “shkatërruar”.
Keni dyshime? Atëherë përballuni me partnerin tuaj duke diskutuar me vendosmëri dhe dëshirë të vërtetë për t’u konfrontuar. Nuk shërben një celular për të matur pasionin e një çifti.

Related

Erotikë 2064459290967793960

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item