20 arsye pse karota nuk duhet të mungojë kurrë në tryezë

Nga parandalimi i plakjes te zemra: 20 arsye pse karota nuk duhet të mungojë kurrë në tryezë Karotat janë ndër perimet më të shëndet...


Nga parandalimi i plakjes te zemra: 20 arsye pse karota nuk duhet të mungojë kurrë në tryezë
Karotat janë ndër perimet më të shëndetshme të njeriut, të cilat duhet të jenë pjesë e pandashme e tryezës.
1- Karotat janë kultivuar për herë të parë në Afganistan
Karotat janë perime të zakonshme që kultivohen në mbarë botën, por sipas historisë thuhet se ato për herë të parë janë rritur në Afganistan. Më pas me shpejtësi u përhap edhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Nga andej ajo u kultivua më tej në Spanjë, ku më pas mori përhapje të gjerë në Europë dhe në Kinë.
Karotat janë të shumëllojshme
Karotat janë të ndara në disa kategori. Përveç karotave të brendshme dhe të egra ekzistojnë dhe disa lloje të tjera, kjo në varësi të vendit ku kultivohen.
Karotat mund të konsumohen në çdo sezon
Ndryshe nga perime të tjera të cilat mund të qullosen pas heqjes së tyre nga toka, karota nuk përbën problem. Ajo mund të rezistojë gjatë nëse e ruan në një terren të mirë.
Karotat 88 % janë të përbëra nga uji
Nëse ju kërkoni të shuani urinë nëpërmjet ka\rotës duhet të dini se shumica e asaj që po merrni është ujë. Përkundrazi, duhet të kuptoni që kjo nuk është aspak negative për trupin tuaj, pasi perime të tilla janë shumë të shëndetshme.
Karotat kanë më shumë ngjyra sa ç’mund ta imagjinojmë
Ne jemi mësuar të shohim karota me ngjyrë portokalli, por në të vërtetë ekzistojnë disa ngjyra. Karotat e dokumentuara më parë kanë qenë ngjyrë vjollcë ose të bardha. Mbase kjo mund të duket qesharake, por është një e vërtetë e dokumentuar. Perimet portokalli që ne shohim sot janë zhvilluar si pasojë e një mutacioni gjenetik i shkaktuar nga karota vjollcë, të cilat kanë një bazë të verdhë – portokalli. Duke patur parasysh se në të gjithë botën ekzistojnë 20 lloje karotash, kjo nuk është e habitshme që ato të vijnë në ngjyra të ndryshme.
Karotat nuk duhet të mungojnë në tryezë
Konsumoni sa më shumë karota në tryezën tuaj. Perime të tilla mund të gatuhen në forma të ndryshme. Ato kurrsesi nuk duhet të mungojnë në supë, gjellë apo sallatra të ndryshme. Nuk ka rëndësi se si ju vendosni të gatuani ushqimin tuaj, mjafto që karrotat të jenë të pranishme.
Karotat përmbajnë beta – karoten
Beta – karoten ndihmon për shikimin, rrit sistemin imunitar, si dhe ndihmon në krijimin e një lëkure të shëndetshme.
Karotat përmbajnë sheqer
Karotat në vetvete përmbajnë 4 lloje të sheqernave, sukrozë, glukozë, xylose dhe fruktozë. Me anë të karotës ju merrni vlera ushqyese duke përfshirë dhe vitaminat, A, C, K dhe B6, mangan, kalcium, shumë fibra dietike dhe kalium.
***
Lexoni për dobitë shëndetësore të karotës
Kujdesi i syve
Karotat janë të jashtëzakonshme për sytë dhe kjo falë sasisë së madhe me beta karotenë e cila në mëlçi shndërrohet në Vitaminë A. Kjo vitaminë në retinë shndërrohet në rhodopsin, një pigmet i purpurt i domosdoshëm për shikimin gjatë natës. Beta karoteni përmirëson shikimin e natës, gjithashtu një studim ka vërtetuar se konsumi i beta karotenit zvogëlon rrezikun e syve deri 40%.


Dobi në sistemin kardiovaskular
Karotat përmbajnë lloj-lloj antioksiduesish që ofrojnë një mburojë mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Përveç se janë tejet të pasura me beta karotene, karotat gjithashtu përmbajnë alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemrën nga dëmet oksiduese, formimin e pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq.
Parandalon kancerin
Studimet kanë treguar se konsumi i karotave mund të zvogëloj rrezikun e kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës. Kjo për shkak se karotat janë të pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerin duke shkatërruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret.
Forcon sistemin imunitar
Karotat përmbajnë antioksidues që së bashku me vitaminë C forcojnë sistemin e imunitetit. Konsumi i rregullt krijon mburojë mbrojtëse për trupin tuaj.
Shëndeti dental
Karotat janë të dobishme për dhëmbët dhe gojën, pasi ato gërryejnë pllakat dhe pjesët e ushqimeve nga dhëmbët ashtu siç vepron furça. Karotat stimulojnë mishin e dhëmbëve dhe mundësojnë formimin e lëngjeve, e cila duke qenë alkaline, balancon bakteret që formojnë acide dhe kavitete. Mineralet prezente në karota vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve.
Pastron trupin
Karotat përmbajnë sasi të madhe të Vitaminës A e cila ndihmon mëlçinë në largimin e helmeve nga trupi. Zvogëlon akumulimin e helmeve dhe yndyrës në mëlçi. Vitamina A tek karota mund të ndihmojë në eliminimin e toksinave në mëlçi e pakësimin e yndyrës, dhe fibrat dietike të kësaj perimeje mund të ndihmojnë për pastrimin e mbetjeve në zorrë.
Parandalon plakjen
Nivelet e larta me beta karotene tek karota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave të bëra në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, karrotat ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave.
Parandalon trombozën në tru
Sipas një studimi të udhëhequr nga Harvard University, njerëzit që konsumojnë më shumë se gjashtë karota në javë kanë më pak gjasa të pësojnë sulm në krahasim me ata që konsumonin vetëm një karotë në muaj.

Zvogëlimi i inflamacioneve
Karota mund të parandalojë infeksionin. Nëse keni problemet me ënjtje dhe inflamacioneve në lëkurë, zieni karotat të prera dhe më pas vendoseni në lëkurën e prekur nga inflamacioni. Do të kenë efekte të dukshme.
Zbukurimi i fytyrës
Megjithëse karota ka një çmim shumë të lirë, ajo është ndër ushqimet më të efektshme për zbukurimin e lëkurës. Bëni një maskë me karota. Përzieni karota të grira me mjaltin dhe lëreni në fytyrë për 20-30 minuta. Kjo është një metodë e thjeshtë dhe natyrore për të larguar stresin në lëkurën si dhe për hidratimin e saj.

Related

Shëndet & estetikë 1216082875512566430

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item