11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk duhet t’i thonë asnjëherë

Ka shumë fjalë dhe fraza që njerëzit i konsiderojnë irrituese – sidomos ato që përdoren ekskluzivisht në botën e korporatave: “mendimi...


Ka shumë fjalë dhe fraza që njerëzit i konsiderojnë irrituese – sidomos ato që përdoren ekskluzivisht në botën e korporatave: “mendimi për qiellin blu”, “rretho katrorin”, “të ofrueshme” etj.
Por tashmë mendohet se gjërat që sot ne i themi përditë, dikur shihehin me të njëjtën pakënaqësi dhe irritim.
Fjalë si “kontakt”, “dhuro” e madje edhe “intervistë” konsideroheshin të kundërshtueshme në fillim të shekullit 20.
Atëherë, cilët fjalë duhet të shmangni?
ja disa këshilla nga ekspertë të gjuhës, sipërmarrës dhe madje edhe konsulentë të inteligjencës emocionale dhe lidershipit. Ja një koleksion i fjalëve që njerëzit e zgjuar nuk duhet t’i përdorin kurrë:
  1. Nevojë
  2. Duhet
  3. Nuk mundet
  4. E lehtë
  5. Thjeshtë
  6. Vetëm
  7. Shpejt
Jason Fried, themelues dhe Drejtor i Basecamp dhe shitës librash bestseller në Nju Jork, shpjegon se këto shtatë fjalë mund të jenë seriozisht demotivuese për ata që janë përreth jush. “Kur bashkëpunoni me të tjerët kujdes nga këto fjalë”, shpjegon ai. “Bëhen sidomos të rrezikshme kur i përdorni bashkë”.
8. Dukesh i/e lodhur
Travis Badberry shpjegon: Në vend që të bësh supozim për gjendjen e dikujt, më mirë pyet. Në këtë mënyrë ai/ajo mund të hapet dhe të ndajë informacion me ju. Më e rëndësishmja, do i dukesh i merakosur më shumë se sa arrogant.
9. Uau, paske humbur peshë
Kjo gjë mund të shihet si kritikë ndaj pamjes së tyre të mëhershme. Përpiqu më mirë të thuash “dukesh fantastike”.
10. Paç fat
Siç shpjegon Bradberry, kjo nënkupton që atyre i duhet fati për t’ia dalë mbanë.
11. Ti gjithmonë…
Daun Brotherton shpjegon për American Genius: “Rrallëherë ndodh që dikush të jetë gjithmonë njësoj, kështu që kjo e bën tjetrin të marrë përherë pozicion mbrojtës”./bota.al

Related

Psikologji 8810099370108853809

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item