Zyrtari amerikan viziton Maqedoninë

Liderët vendor skeptik mbi marrëveshjen e “Perzhinos” Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji ka zhvilluar takime ...

Liderët vendor skeptik mbi marrëveshjen e “Perzhinos”


Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji ka zhvilluar takime te ndara me liderët e partive politike, për tu njohur me situatën dhe zabtimin e Marrëveshjes së Përzhinës. Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi është shprehur skeptik ndërsa lideri i BDI-së Ali Ahmeti këmbëngulës se do të plotësohen të gjitha standardet deri në zgjedhjet e 5 qershorit. 
Menduh Thaçi: Dua të jem i sinqertë, jam skeptik. Ne i kemi fituar 5 javë me shtyrjen e zgjedhjeve por ka tre javë që vetëm grindemi. Edhe pse shumë gjëra nuk na pëlqejnë dhe i gëlltisim,  ajo kryesorja që dua t’ia them edhe opinioni se pse ne i bëjmë këto kompromise, sepse ne jemi të përcaktuar strikt se Maqedonia nuk ka rrugë tjetër dhe alternativë tjetër përveç NATO-s dhe Unionit Evropian.
Ahmeti tha se partitë duhet të angazhohen maksimalisht që zgjedhjet të jenë të besueshme. 
Ali Ahmeti: U diskutua edhe për marrëveshjen e 2 qershorit dhe aneks-marrëveshjen e 15 korrikut. U pajtuam që zgjedhjet duhen të jenë të besueshme dhe të përmbushen të gjitha  standardet e pakontestueshme as kombtarisht as ndërkombëtarisht.
Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni, përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Ji, do t’i takojë edhe liderët e partive maqedonase Zoran Zaev dhe Nikola Gruevski.



Related

Top Lajm 8077963585614195513

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item