Zgjedhjet ne SHBA - Trump anulon fushatën, shkak protestat e dhunshme (VIDEO)

Kryesuesi i garës brenda kampit republikan, Donald Trump, është detyruar të anullojë fushatën e tij elektorale të parashikuar për të p...


Kryesuesi i garës brenda kampit republikan, Donald Trump, është detyruar të anullojë fushatën e tij elektorale të parashikuar për të premten mbrëma në Chicago për arsye sigurie, pas protestave të dhunshme kundër miliarderit.
Qindra protestues u mblodhën përpara Universitetit të Ilinois në Chicago, disa orë përpara mbërritjes së Trump.
Brenda në auditor, protesta degjeneroi në dhunë fizike mes mbështetësve dhe protestuesve, që tundnin flamujt dhe këndonin në kor kundër Trump.
Menjëherë zyra e shtypit e zotit Trump bëri të ditur se vetë kandidati vendosi ta shtyjë tubimin, pas një takimi edhe me zyrtarë të policisë.
Por ky lajm u mohua menjëherë nga Departamenti i Policisë së Chicago-s, i cili tha se nuk kanë patur asnjë konsultim me stafin e Trump, për të shtyrë tubimin.
Përplasjet nisën më shumë se një orë përpara nisjes së aktivitetit dhe vazhduan për orë të tëra, derisa u njoftua lajmi se Trump e kishte anulluar.
Në pamjet e filmuara jashtë ambjenteve të Universitetit, duket qartë kaosi por edhe arrestimet e kryera nga policia.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i dy rivalëve të Trump, ted Cruz dhe Marco Rubio, duke e cilësuar të premten një ditë të trishtë për Amerikën.
Më herët, vetë stafi i universitetit kishte firmosur një peticion për të anulluar këtë tubim.
Edhe më herët fushatat e kandidatit republikan Trump janë anulluar për arsye sigurie. Kështu, të premten 32 vetë u arrestuan pas protestave kundër Donald trump në Misuri.
Protestat vijnë vetëm 1 ditë pas publikimit të videos ku miliarderi shfaqet duke goditur me grusht një nga protestuesit në Karolinën e Veriut. Vetë Trump reagoi duke thënë se veprimet e protestuesit ishin të pavend.



Helikopterët në Çikago, Trump anulon fushatën, shkak protestat e dhunshmeKryesuesi i garës brenda kampit republikan, Donald Trump, është detyruar të anullojë fushatën e tij elektorale të parashikuar për të premten mbrëma në Chicago për arsye sigurie, pas protestave të dhunshme kundër miliarderit.Qindra protestues u mblodhën përpara Universitetit të Ilinois në Chicago, disa orë përpara mbërritjes së Trump.Brenda në auditor, protesta degjeneroi në dhunë fizike mes mbështetësve dhe protestuesve, që tundnin flamujt dhe këndonin në kor kundër Trump.Menjëherë zyra e shtypit e zotit Trump bëri të ditur se vetë kandidati vendosi ta shtyjë tubimin, pas një takimi edhe me zyrtarë të policisë.Por ky lajm u mohua menjëherë nga Departamenti i Policisë së Chicago-s, i cili tha se nuk kanë patur asnjë konsultim me stafin e Trump, për të shtyrë tubimin.Përplasjet nisën më shumë se një orë përpara nisjes së aktivitetit dhe vazhduan për orë të tëra, derisa u njoftua lajmi se Trump e kishte anulluar.Në pamjet e filmuara jashtë ambjenteve të Universitetit, duket qartë kaosi por edhe arrestimet e kryera nga policia.I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i dy rivalëve të Trump, ted Cruz dhe Marco Rubio, duke e cilësuar të premten një ditë të trishtë për Amerikën.Më herët, vetë stafi i universitetit kishte firmosur një peticion për të anulluar këtë tubim.Edhe më herët fushatat e kandidatit republikan Trump janë anulluar për arsye sigurie. Kështu, të premten 32 vetë u arrestuan pas protestave kundër Donald trump në Misuri.Protestat vijnë vetëm 1 ditë pas publikimit të videos ku miliarderi shfaqet duke goditur me grusht një nga protestuesit në Karolinën e Veriut. Vetë Trump reagoi duke thënë se veprimet e protestuesit ishin të pavend.
Posted by Tetova News on Saturday, March 12, 2016


Dhunë dhe gjak para takimit të Trump në ÇikagoQëndrimet e cilësuara si provokuese të kandidatit republikan për president Donald Trump sa i takon emigrantëve dhe besimtarëve muslimanë kanë sjellë një klimë tensioni që është reflektuar edhe në tubimin e paracaktuar në Çikago. Afro një orë para nisjes së këtij aktiviteti elektoral, një person me ngjyrë është ngjitur në foltoren e Trump, duke shprehur zemërimin e tij për politikat raciste të biznesmenit të njohur. Kjo është shoqëruar dhe me përleshje fizike. Qindra votues republikane kanë mbajtur pankarta në duar kundër biznesmenit Trump, duke dënuar gjuhën dhe artikulim publik të ndërtuar mbi urrejtjen etnike e fetare. Përplasjet e dhunshme këtë radhe me policinë janë shënuar dhe jashtë tubimit elektoral. Për shkak të këtij incidenti Donald Trump është detyruar të shtyjë për një kohë të pacaktuar fjalimin në Çikago, ndërsa zgjedhjet në këtë shtet do të mbahen të martën e ardhshme. Kohët e fundit, Manjati është shprehur për depërtimin e emigrantëve dhe ndalimin e ardhjes së besimtarëve muslimanë në SHBA. Më herët edhe presidenti amerikan Barak Obama bëri një koment për fushatën e Trump, duke thënë se është përgjegjësi e Partisë Republikane që ka lejuar këtë lloj gjuhe raciste të Trump, i cili vite më parë ka vënë në pikëpyetje dhe origjinën e presidentit Obama
Posted by Tetova News on Saturday, March 12, 2016

Related

Top Lajm 8703090627569881161

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item