Zbulohet testamenti sekret i Osama bin Laden, ja dëshira e tij

Në një testament me shkrim dore, Osama bin Lades thotë se pasuria e tij “është rreth 29 milionë dollarë” dhe se shumica e saj duhet të...


Në një testament me shkrim dore, Osama bin Lades thotë se pasuria e tij “është rreth 29 milionë dollarë” dhe se shumica e saj duhet të shpenzohet për xhihad. Kështu thuhet në dokumentet e publikuar nga qeveria amerikane këtë të martë.

Testamenti i tij është mes më shume se 100 dokumenteve të bëra publike nga Zyra e Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare. Këto materiale u morën nga grupi që mori pjesë në vrasjen e liderit të Alkaedës më 1 maj të 2011-s. Dokumentet e publikuara dëshmojnë në një farë mënyrë se Bin Laden ishte shumë në ankth sa i takon sigurisë së tij.





Testamenti nuk mban datë, por Bin Laden shkruan se paratë ndodhen në Sudan, vend ku ai ka jetuar disa vite në vitet 1990. Ai u larguar nga Sudani në vitin 1996 për të shkuar në Afganistan, pak para se Talebanët të merrnin kontrolli ne vendit.
“Shpresoj, që vëllezërit e mi, motrat dhe të afërmit të plotësojnë vullnetin tim dhe të shpenzojnë të gjitha paratë që kam lënë në Sudan për xhihad, në emër të Allahut”, shkruan Bin Laden. Për vite me radhë, Bin Laden nuk mundi të merrte paratë nga Sudani.

Related

Top Lajm 1150103086678237868

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item