Zbardhet axhenda e Kongresit të PS, ftesë edhe për ish-kreun Fatos Nano

Kongresi i PS-së mblidhet ditën e nesërme, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e tij. Dy moderatorët e Kongresit të PS-së, që do të vendo...


Kongresi i PS-së mblidhet ditën e nesërme, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e tij. Dy moderatorët e Kongresit të PS-së, që do të vendosë nëse do të ketë garë ose jo për kreun e PS-së, janë Gramos Ruçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së dhe Taulant Balla, sekretari i grupit.
Në rendin e ditës janë parashikuar 6 pika kyçe që nisin me fjalën e kryetarit aktual dhe me debatet për statutin.

Veç tij, do të flasë edhe Gramoz Ruçi për anëtarësimet e reja në parti, si edhe kreu i Komisionit të Garancive Statutore, bashkë me Fatmir Xhafajn që prezanton ndryshimet në statutin e PS.





Në këtë Kongres do të flasin ministra dhe deputetë të PS-së. Gjithashtu, i ftuar në Kongres është edhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili është edhe delegat.
Po kështu, do të flasin edhe Giani Pitella, Massimo D’Alema dhe Martin Schulz por përmes vidoefjalimeve live.
Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.
Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme ët partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president.
AXHENDA

Related

Shqipëria 4268695593164582580

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item