Vodhi 10 makina, kush ishte femra që grabiste veturat me telekomandë

Janë arrestuar pak minuta më parë nga Policia e Tiranës, Sektorit Kundër Krimit të Vjedhjes, dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njër...


Janë arrestuar pak minuta më parë nga Policia e Tiranës, Sektorit Kundër Krimit të Vjedhjes, dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin makina.
Matilda Mertini dhe Deivis Muka kishin një teknikë të veçantë në vjedhjen e automjeteve. Ata bllokonin dyert e makinave me pult, pa u dashur që ti thyenin, ndërsa deri më tani kishin mundur të vidhnin 10 automjete.
Njoftimi i Policisë:
Sot më dt. 17.03.2016 nga ana e sherbimeve te Komisariatit te policise Vorë dhe në bashkëpunim me Komisariatin NR 5 u bë e mundur ndalimi për vepren penale të “vjedhjes kryer ne bashkëpunim“ parashikuar nga neni 134/25 i K.Penal ndaj shtetasve:
1. Matilda Mertini (Sulaj) 24 vjeç , lindur në Mat e banuese në Kamëz Tiranë.
2. Deivis Muka, vjeç 26, banues në Kamëz.
Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 13.03.2016 kanë vjedhur në sheshparkimin e Qendrës Tregtare City Park Vorë në mjetin tip Benz me targë AA898 KR në pronësi të shtetasit L. Luzi (pa thyerje në mjet) katër parfume të markave të ndryshme, një palë syze të markës Rayban me vlerë 260 euro si dhe një orë rolex të cilat i ka patur në kroskotin e mjetit.
Dy autorët e dyshuar të kesaj vjedhje e kanë kryer vjedhjen me anë të një pulti i cili bllokon mbylljen e mjetit me pult nga ana e përdoruesit duke bërë të mundur hapjen e mjeteve pa thyerje.

Related

Kronika 4300781887082846271

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item