Vizita e Obamës në Kubë, Fidel Kastro: Jo dhurata nga “perandoria”

Fidel Castro ka thyer heshtjen e tij mbi vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Kubë, përmes një letre të pu...


Fidel Castro ka thyer heshtjen e tij mbi vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Kubë, përmes një letre të publikuar në gazetën shtetërore kubaneze, ‘Granma’.
Kastro, i cili i ka dorëzuar pushtetin vëllait të tij, Raul, një dekadë më parë, ka thënë se Kuba nuk ka pasur nevojë për dhurata nga “perandoria”.
Fjalët e Obamës për pajtim, Fidel i ka përshkruar si “shurup” dhe ka paralajmëruar se ato mund t’iu shkaktojnë atak në zemër.
Obama, gjatë vizitës në Kubë, javën e kaluar, ka deklaruar se është koha për të varrosur mbetjet e fundit të Luftës së Ftohtë në të dyja Amerikat.
Në letrën e tij me 1 500 fjalë, Fidel po ashtu ka kujtuar lexuesit për pushtimin e Gjirit të Derrave më 1961, kur forcat paraushtarake të të mërguarve kubanezë, të drejtuara nga CIA, kanë bërë përpjekje të marrin kontrollin e ishullit.
Vizita e Obamës në Kubë ka qenë e para nga një president amerikan që nga revolucioni komunist më 1959.


Obama në Kubënjë ndeshje bejsbolli Kubë-SHBA
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Hasta la vista Cuba!Obama përfundon vizitën në Kubë
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Momente interesante nga vizita e Presidentit Obama në Kubë
Posted by Tetova News on Monday, March 21, 2016


Obama në Kubë: Ndryshimi po vjen dhe Raul e di këtëBarack Obama dhe Raul Castro kanë nisur bisedimet kokë më kokë, ku në qendër të tyre është tregtia mes dy vendeve.Tregtia duket se është ajo që interesohet më shumë Havana komuniste, por jo Uashingtonit, që synon të fusë vendin ishullor në rrymën e demokratizimit dhe të hapjes, jo vetëm ekonomike.Kjo u paralajmërua nga Obama para takimit me udhëheqësin komunist të Kubës.“Ndryshimi në Kubë po vjen dhe Raul Castro e ka të qartë këtë”, tha ai.Shkelja e një presidenti amerikan në tokën kubane dhe për më tepër pritja e ngrohtë e tij nga udhëheqësit e vendit komunist as që mund të mendohej deri më tani. Por ishte pikërisht kjo që ndodhi me zbritjen e shefit të Shtëpisë së Bardhë në vendin ishullor.Obama do të qëndrojë tri ditë në Kubë. Ai është presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që viziton vendin komunist në më shumë se 9 dekada.
Posted by Tetova News on Monday, March 21, 2016


Vizita e Obamës thyen akullin 88 vjeçar/ Një histori e shkurtër për relatat SHBA-Kubë (VIDEO: Eskorta e Obamës në qendër të Havanës)Vizita historike e Presidentit Obama shënon dhe kthesën përfundimtare mes marëdhënieve mes SHBA-së dhe Kubës, teksa Presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, është njëkohësisht dhe Presidenti i parë që shkel në Havana pas 88 vitesh.Por cila është historia e marëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës komuniste?! Më poshtë keni një histori të shkurtër që përfshin përveç të dhënave historike, edhe një sërë fotosh ilustruese.Revolta Kubës: 1898-1899Nacionalistët kubanezë revoltohen kundër regjimit të Spanjës, duke marrë shembullin e kolonive të tejra të cilat kërkuan shkëputjen nga perandoria në rënie e Spanjës. SHBA-të ndërhyjnë për të ndihmuar në çlirimin e Kubës, të udhëhequr nga dëshiat e tyre ekspansioniste, derisa një luftë- anije e tyre shpërthen në portin e Havanës, duke sjellë kështu deklarimin e luftës ndaj Spanjës. Forcat amerikane në atë kohë ishin të udhëhequra nga Presidenti ardhshëm Teddy Rusvelt, të cilat pas shpalljes së luftës kundër Spanjës, pushtojnë Kubën. Spanja është e detyruar të lërë Kubën, teksa amerikanët e vazhdojnë ndërhyrjen e tyre në ishull deri në vitin 1934.Revolucioni i Kubës: 1953Një jurist i ri i quajtur Fidel Castro udhëheq një revolucion kundër ish Presidentit, gjeneralit Batista, i cili bëri një grusht shteti dhe anulloi zgjedhjet e asaj kohe. SHBA i çon armë Batistës, një aleati të tyre të vjetër… deri në vitin 1958, kur gjenerali bie nën pushtetin e Bashkimit Sovjetik. Në atë kohë, Batista kërkoi azil politik, por iu mohua nga SHBA dhe vetë senatori John F Kennedy.Fidel Castro viziton Amerikën: Prill 1959Castro pranon ftesën e bërë nga shumë gazeta për të ardhur në New York, ku pati një sërë takimesh, mes të tjerash dhe vizita në stadiumin e Yankee dhe kopshtin zoologjik të Bronx-it.Presidenti Eisenhower refuzoi ta takonte dhe në vend të tij Castro u prit nga zv. Presidenti Richard Nixon dhe Sekretari i Shtetit Dean Achenson. Nixon e quajti atë “ose një person plotësisht naiv për komunizmin ose një njeri nën disiplinën komuniste” ndërsa Acheson e etiketoi si “demokratin e parë të Amerikës Latine.”Gjiri i Derrave: Prill 1961Qëllimi sekret i Presidentit Eisenhower dhe i CIA-s për të hequr qafe Fidel Castron vjen në duart e Presidentit të ri Kennedy, i cili i hap rrugë agjentëve për të vijuar me planet për ekzekutimin e komunistit të Kubës. Në vitin 1961, marëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-ve ndërpriten me vendim të kësaj të dytës, ndërsa Castron e deklaron veten një “marksist-leninist”. Në këtë kohë, Kennedy bën gati operacionin e quajtur Gjiri i Derrave. Avionë lufte amerikanë qëllojnë aeroportet kubanese, teksa agjentë të CIA-s pushtojnë gjirin. Kennedy më pas urdhëron atë që njihet si “Operacioni Mongus” (Operation Mongoose), ndërsa CIA përfshin mafian që të heqë qafe Castron dhe regjimin e tij.Kriza e raketave kubaneze: Tetor 1062Pas vendosjes së armëve bërthamore në Turqi nga ana e SHBA-vë, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushrov arri një marëveshje me Fidel Castron për të sjellë në Kubë raketa nukleare, me qëllim për të sjellë një balancë mes d fronteve.SHBA nis menjëherë të vërë në karantinë detare ishullin komunist. Kennedy i shkruan drejtpërdrejt Hrushrovit, teksa del edhe në një lidhje direkte televizive, duke paralajmëruar se nëse vijnë raketat, do të nisë lufta mes SHBA dhe BS-së. Ai që tërhiqet është lideri sovjetik që i kthen përgjigje Kennedy-t duke shkruar “le të marrim masa atëherë për të zgjidhur nyjen”… në një mesazh të dytë, Hrushrov kërkoi heqjen e raketave nga Turqia, gjë me të cilën u mor vëllai i Kennedy-t (në atë kohë avokati përgjithshëm i vendit), i cili u takua me ambasadorin rus dhe pranoi lëvizjen e raketave.Eksodi i kubanezëve të vitit 1980Pas një sërë vitesh të zhytur në stanjacion ekonomik, rreth 100 mijë kubanezë arritën të argohet nga vendi tyre, duke ju drejtuar Amerikës (Florida). Në atë kohë rreth 1700 anije lëvizën nga Kuba, duke përdorur si derë lidhëse ambasadën e Perusë në Kubë. Fidel Castro nuk bëri presion për të bllokuar daljen, por pas disa muajsh ai dhe Presidentin Carter ranë dakort në distancë për ndalimin e eksodit.Viti 2001, pas 4 dekadash embargo korporatat amerikane shkojnë në KubëMe afrimin e uraganit Michelle në Kubë, 4 korporata gjigande amerikane të ushqimit u lejuan të shesin produktet e tyre në Kubë, duke hapur kështu thyerjen e parë te embargos ekonomike pas 40 vitesh. Fidel Castro nuk pranoi ofertën e Washington-it për ndihma humanitare përmes OJQ-ve, por shtoi “vetëm për këtë herë, jam gati të pranoj marrjen e një sasie të caktuar ushqimesh dhe mjekimesh na SHBA, duke i paguar ata për këto gjëra me para”.Tensionet dhe ndryshime: 2003 deri më dhjetor 2009Pas një dekade tensionesh, përfshi këtu edhe rrëzimin e dy avionëve amerikanë nga Kuba në viti 1996, Presidenti Bush thellon më tutje sanksionet ekonomike për ishullin komunist. Në 2006 Fidel Castro i jep në dorë pushtetin vëllait të tij Raul… një përfaqësi amerikane e Kongresit, nga të dyja palët politike( demokratë e republikanë) vjen për të vizituar Kubën, por një takim me liderin e ri ju mohoet.Në vitin 2009 Presidenti Obama zbut sanksionet duke thjeshtuar udhëtimet dhe transfertat e parave për familjet e ndara në dysh mes dy vendeve, pas eksodit ë viteve të shkuara.papa franceskuNdërhyrja e guximshme e Papa Franceskut: Dhjetor 2014I pari Papë me origjinë nga Amerika Latine, Papa Francesku, i dërgon nga një letër persona të dy liderëve, Raul Castros dhe Obamës, duke e vënë theksin tek nevoja për tu pajtuar. Pas një sërë takimesh diplomatike të mbajtura në Vatikan dhe Kanada, të dy shtetet (SHBA dhe Kuba) vendosën që të shtensionojnë marëdhëniet. Në dhjetor erdhi dhe deklarata e përbashkët për të normalizuar marëdhënie, pavarësisht embargos të mandatuar nga Kongresi amerikan. Burimi The Guardian.
Posted by Tetova News on Sunday, March 20, 2016

Related

Botë 2048248070488881906

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item