Vietnam, zbulohen binjakët me baballarë të ndryshëm

Shkencëtarët në Vietnam kanë konfirmuar një rast të binjakëve, të cilët kanë baballarë të ndryshëm. Çifti vietnamez dërgoi binjakët ...


Shkencëtarët në Vietnam kanë konfirmuar një rast të binjakëve, të cilët kanë baballarë të ndryshëm.
Çifti vietnamez dërgoi binjakët te qendra e analizave dhe teknologjive gjenetike për të bërë testin e ADN-së, pas presioneve nga familjarët, të cilët kishin vënë re se fëmijët nuk ngjanin fare me njëri-tjetrin.
Pas testeve të kryera rezultoi se binjakët nuk ishin ngatërruar në maternitet, por kanë të njëjtën nënë dhe baballarë të ndryshëm.
CNN raporton se e gjitha familja ishte habitur nga kjo përgjigje e testeve. Agjencia shtetërore e lajmeve të Vietnamit njoftoi se familja është nga provinca Hoa Binh veriore dhe se fëmijët janë 2 vjeç.

Related

Lajme te rralla 9180221210530982042

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item