Videoja nudo, gazetarja fiton dëmshpërblimin 55 mln dollarë

Gazetarja sportive amerikane, Erin Andrews fitoi një dëmshpërblim prej 55 milionë dollarësh pasi e kishin filmuar nudo në dhomën e saj...


Gazetarja sportive amerikane, Erin Andrews fitoi një dëmshpërblim prej 55 milionë dollarësh pasi e kishin filmuar nudo në dhomën e saj të hotelit.
Gjoba do të paguhet nga hoteli dhe personi që e përndiqte.
Personi që e përndiqte do paguajë 51 përqind të dëmshpërblimit.
Gazetarja shpërtheu në lot  gjatë seancës teksa gjykata po dëgjonte dëshminë e saj kundër një njeriu, që e filmoi në mënyrë sekrete teksa ishte nudo dhe më pas videon e postoi online.
Gazetarja e njohur shpërtheu në lot kur po rrëfente momentet kur mësoi se videoja prej 5 minutash kishte përfunduar në internet.
37-vjeçarja tha se e pa për pak sekonda videon dhe telefonoi prindërit, duke ulëritur.
“Babi, jam nudo kudo në internet,” tha ajo duke qarë.
Më pas edhe FBI e detyroi të shihte videon e saj nudo, çka bëri që ajo të villte.
Andrews depozitoi një padi civile, duke kërkuar 75 milionë dollarë dëmshpërblim nga Michael David Barrett, por edhe nga hoteli Marriott, që i dha atij një dhomë pranë saj.
Barrett, punonjës në një agjenci sigurimesh, ka pranuar se e ka regjistruar gazetaren teksa ishte nudo.
Ai kishte modifikuar syrin magjik tek dhoma e hotelit për të regjistruar me celular.
Barrett e përndiqte gazetaren prej kohësh dhe gjeti momentin kur ajo ishte në një hotel, teksa po mbulonte një ngjarje sportive.


Related

Botë 3682594182229191147

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item