(VIDEO) REFUGJATËT BLLOKOJNË HEKURUDHËN MAQEDONI-GREQI

Që në mëngjes kufiri i Maqedonisë është i mbyllur tërësisht për refugjatët. Nga ana e kufirit grek, refugjatët në shenjë proteste kan...


Që në mëngjes kufiri i Maqedonisë është i mbyllur tërësisht për refugjatët. Nga ana e kufirit grek, refugjatët në shenjë proteste kanë bllokuar hekurudhën ndërkombëtare që lidh Greqinë me Maqedoninë, si pasojë ka mbetur i bllokuar një tren mallrash. Sipas të dhënave të policisë, mbi 10.000 refugjatë presin dritë jeshile për t’u futur në Maqedoni. Refugjatët tentojnë të hyjnë në kampin e Gjevgjelisë, për t’iu nënshtruar trajtimeve mjeksorë dhe për t’u furnizuar me ushqim, raporton Agjencia Anadoli. Ata thonë se kushtet në Greqi nuk kanë kushte elementare.
“Në Idomeni gjendja është shumë e rëndë. Kampi është tejet i stërmbushur dhe në rradhë pritnin me mijëra njerëz për të marrë ushqimin. Gjithmonë pritja më së paku katër orë për të marrë një pjesë të vogël ushqim”, tha refugjati nga Siria.
------------------------------------------------------

-------------------------------------------------


“Në Idomeni ndodhen 12 mijë persona dhe jetojnë në kushte shumë të këqija. Në Idomeni nuk kishim as tualet apo banjo, këtu kemi gjithçka çka na nevojitet”, deklaroi njw refugjat nga Iraku.
Koordinatorja e UNHCR-së në kufirin jugor të Maqedonisë, Barbara Kllozi njoftoi se situata me refugjatët në Gjevgjeli është në rregull, përveç rreth 120 refugjatëve të cilët janë kthyer nga Tabanoci për shkak të problemeve me dokumentet.
“Situata në qendrën për pritje në Gjevgjeli është e qetë dhe numri i refugjatëve është i vogël. Tani për tani të gjithë refugjatëve u ofrohen nevojat në kohë. Problemi i vetëm është tek rreth 120 refugjatët irakian, që janë kthyer nga Tabanoci dhe presim për vendimin që do të merret, do të kthehen në Greqi ose do të jepet ndonjë mundësi për të vazhduar udhëtimin”, deklaroi Barbara Kllozi, Koordinatore e UNHCR-së.
Në krahasim me kufirin jugor të Maqedonisë, në atë verior në pritje për të kaluar në territorin e Serbisë janë rreth 1 mijë refugjatë dhe situata në kampin verior është e rëndë. Autoritetet vendase vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e njëjtë me numrin e refugjatëve që do të pranojnë në vend, numër i cili varet nga vendet tjera të “rrugës ballkanike”.
Adrian Kerimi /SHENJA/

Refugjatët bllokojnë hekurudhën Maqedoni-Greqi by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 410616111723212679

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item