VIDEO/ Momenti kur arrestohet banda e kokainës në Tiranë

Policia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Videoja e arrestimit është hedhur online ...


Policia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.
Videoja e arrestimit është hedhur online nga Policia e Shteti që sqaron se:
Nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprën penale të  “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal shtetasit:
● Besmir Hardhiaj, 29 vjeç
●Erando  Hardhiaj, 24 vjeç  banues në Tiranë
●Albano Mitri, 27 vjeç, banues në Tiranë,
● Mateo Luleme, 25 vjeç, banues në Tiranë,
Në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë se shtetasit Besmir Hardhiaj dhe Erando Hardhiaj ushtronin aktivitet kriminal në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe “Kokainë” në zona territoriale të ndryshme ,më konkretisht :
Më datë 17.03.2016 rreth orës 22.00 në rrugën “Konferenza e Pezës” , është organizuar shërbimi ku është kapur fillimisht në flagrancë shtetasi Besmir Hardhiaj të cilit i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar “Kokainë” dhe  më pas gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi dhe shtetasit Erando Hardhiaj u janë gjetur lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” dhe “Cannabis sattiva”.
Shtetasit Besmir Hardhiaj i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5.8 gramë kokainë dhe 7.8 gram lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis sattiva” ndërsa shtetasit Erando Hardhiaj i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7  gram lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis sattiva” ,
Gjithashtu sqarojmë se shtetasit Mateo Luleme drejtues mjeti  dhe pasagjer Albano Mitri të cilët po udhëtonin me automjet tip Suzuki , nga kontrolli i ushtruar në xhepin e  brendshëm të xhupit të këtij të fundit , i janë gjetur 3 (tre) qese  me bimë  të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, me peshë 5.8  gram.
Provat materiale u dërguan për ekspertim në Drejtorinë e Policisë Shkencore Tiranë .
Materialet proceduriale u dërguan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për  veprën penale të parashikuar  nga  neni 283 i Kodit Penal “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur.

Trafiku i kokaines ne Tirane, 4 te arrestuar by lapsi-al

Related

Kronika 8680052508791967952

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item