VIDEO/ Kapen 7 hajdutët e mitur, ja si grabisnin me armë në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Adoleshentët” ku në pranga kanë rënë 7 të rinj adoleshentë, të cilët akuzohen...


Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Adoleshentët” ku në pranga kanë rënë 7 të rinj adoleshentë, të cilët akuzohen për vjedhje dhe grabitje.


Sipas Policisë, këta të rinj, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një seri vjedhjesh me armë dhe sende të forta.
Të arrestuarit janë
K.N, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”
Agim Mara, 18 vjeç banues ne Tiranë.
Ergys Kadeli ,19 vjeç banues Tiranë.
R. Sh ,15 vjeç banues Tiranë.
B. L., 16 vjeç, banues në Tiranë.
E. Gj,15 vjeç banues ne Tiranë.
J.B , 16 vjeç lindur ne Athinë e banues ne Tirane “Fresku” .
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore  se këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke perdorur  armë zjarri, armë të ftohta dhe dhunë psikologjike.
Më datën 05.03.2016 rreth ores 01:00, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës “në një  bar kafe, shtetasi K.N, nën kercenimin e armës së zjarrit Pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.
Më datë 06.02.2016 në vendin e quajtur Allias Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases  S. Ll.
Më  datë 13.02.2016,  shtetasit B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi” i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B.
Nga ana e specialistëve të hetimit  të krimit  janë dokumentuar dhe 5  raste të tjera për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.
Nga kontrollet e ushtruara në  banesa këtyre shtetasve ju sekuestruan në cilesinë e provës materiale: Nje armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletë; nje shufër metalike me hapje; katër telefona të markave të ndryshme.

Si grabisnin te rinjte me arme, banda e 7... by gazeta-panorama

Related

Kronika 6423313985103824627

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item