Video: Ja si i vidhte makinat me pult çifti në Tiranë

Pak ditë më parë do të arrestoheshin dy të rinj që vidhnin makinat me pult, por që u lanë të lirë nga gjykata me kërkesë të prokuroris...


Pak ditë më parë do të arrestoheshin dy të rinj që vidhnin makinat me pult, por që u lanë të lirë nga gjykata me kërkesë të prokurorisë.
Të rinjtë, Matilda Mertini dhe Deivis Muka janë identifikuar nga këto pamje të datës 13 Mars, ku kanë vjedhur në sheshparkimin e një qëndre tregtare pranë Vorës.
Dy të rinjtë kanë hyrë në qendrën tregtare me këtë mjet tip Smart, me targë AA 076 Nj, rreth orës 11 e 40 minuta,  kanë parkuar mjetin në sheshparkimin kryesor.

vjedhja1
Më pas, të ndihmuar dhe nga ky person, i cili është bashkëpunëtori i tyre, kanë arritur që të bllokojnë mbylljen e makinave me anë të një  pulti që bllokon valët e mbylljes elektrike të mjeteve.
autori i trete
Pas 10 minutash, në mjetin tip Benz, me targë AA898 KR, në pronësi të shtetasit me inicialet L. L, këta shtetas kanë hapur dyert e mjetit dhe kanë bërë kontroll të imtësishëm, siç shihet dhe nga pamjet.
pamjet2
Ata kanë arritur të marrin katër parfume të markave të ndryshme, një palë syze të markës Rayban me vlerë 260 euro, si dhe një orë rolex, të cilat i ka patur në kroskotin e mjetit.
Gjithashtu kanë kontrolluar dhe në një mjet tjetër, ku nuk kanë arritur të gjejnë gjë me vlerë.
Pas vjedhjes, Deivis Muka dhe Matilda Mertini kanë hyrë në qendrën tregtare qetësisht, ku kanë qëndruar për pak minuta dhe më pas janë larguar.
vjedhja4
Policia ka dokumentuar të gjitha veprimet e tyre, që nga bllokimi i dy mjeteve me pult valësh, deri tek hapja e tyre dhe marrja e sendeve personale.
Deivis Muka dhe Matilda Mertini u arrestuan të shtunën nën akuzën për të paktën 9 vjedhje të kryera më të njëjtën mënyrë.
Megjithatë, prokuroria i dërgoi ata para gjykatës vetëm me akuzën e një vjedhjeje ordinere, duke kërkuar lirimin e tyre dhe lënien në detyrim paraqitje, raporton KLAN.
Ndërkaq po punohet për identifikimin dhe të personit të tretët, që dyshohet t’i ketë ndihmuar në vjedhjet e tjera./Tv Klan

Related

Kronika 3079540280858458005

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item