Veton Surroi rrihet me Rexhep Shoshin

Rrahja ka ndodhur para disa orësh në restorantin ‘Ultra’, në qendër të Prishtinës. Shkrimtari, politikani, aktivisti i shoqërisë civ...


Rrahja ka ndodhur para disa orësh në restorantin ‘Ultra’, në qendër të Prishtinës.
Shkrimtari, politikani, aktivisti i shoqërisë civile Veton Surroi ka provuar t’i zgjidhë fizikisht hesapet me Rexhep Shoshin, biznismen i njohur nga Prishtina.
Burime të sigurta të Gazetës Express tregojnë se rrahja ka ndodhur në restorantin Ultra, që ndodhet në qendër të Prishtinës.
Dëshmitarë okularë i kanë thënë Express’it se Vetoni dhe Rexhepi janë rrokullisur në rrahje e sipër.
Express e ka kontaktuar z. Shoshi, i cili nuk e ka mohuar incidentin, por ka thënë se do të flasë pas 30 minutash.
Në anën tjetër në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia. Një zyrtar i lartë i këtij shërbimi e ka konfirmuar ketë rrahje për Gazetën Express.
“Rrahja ka ndodh. Nuk e dimë pse, por jemi të informuar”, ka thënë ky zyrtar.
Mbetet enigmatike se çfarë ka qenë arsyeja për rrahjen e këtyre dy burrave.

Related

Lajme 8345378078811066764

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item