Vendet nordike i tremben Rusisë: Po hedh ‘kthetrat’ në Arktik

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, ka raportuar dje se Moska po zhvillon sistem raketor mbrojtës tokë – ajër në Arktik. Ky ra...


Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, ka raportuar dje se Moska po zhvillon sistem raketor mbrojtës tokë – ajër në Arktik.
Ky raport u publikua një ditë pasi komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, i ka tërhequr vërejtjen Kongresit të Shteteve të Bashkuara se Rusia po e militarizon gjithnjë e më tepër Arktikun.
Rusia e ka shtuar praninë e saj ushtarake në Arktik derisa ngrohja e përgjithshme e klimës së rajonit ka krijuar qasje më të madhe në burimet natyrore dhe mundësitë e transportit.
Në muajin mars të vitit të kaluar, Rusia ka kryer një ushtrim madhor ushtarak në Arktik me pjesëmarrjen e 38 mijë ushtarëve, së bashku me nëndetëse dhe aeroplanë, raporton REL.
Disa javë më vonë, ministrat e pesë vendeve nordike, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda, e kanë publikuar një deklaratë të përbashkët se Evropa duhet ta forcoj bashkëpunimin ushtarak për ta kundërshtuar agresionin e Rusisë.

Related

Top Lajm 7161306293875708132

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item