Ushtria amerikane kap kreun e Njësisë kimike të ISIS

Vret kreun ushtarak të terroristëve Pentagoni konfirmoi se ushtria amerikane ka kryer aksione të fuqishme në Irak ku ka mbetur i vrar...

Vret kreun ushtarak të terroristëve



Pentagoni konfirmoi se ushtria amerikane ka kryer aksione të fuqishme në Irak ku ka mbetur i vrarë kreu ushtarak i terroristëve të ISIS si dhe është kapur i gjallë kreu i njësisë kimike të militantëve. 
Forcat speciale amerikane kanë kapur në Irak përgjegjësin e njësisë së Isis për armët kimike, sipas asaj që konfirmojnë burimet e shërbimit të inteligjencës në Irak të cituara nga Sociated Press. Zyrtari i lartë xhihadist u kap gjatë një operacioni në muajin shkurt por identiteti i tij nuk ishte bërë i ditur. Ai është Sulejman Al Afari, 50 vjeç dhe në kohën e regjimit të Sadam Husein kishte punuar për sektorin e forcave të armatosura të specializuara në kërkimin e armëve kimike dhe biologjike. Administrata e presidentit amerikan Obama ka nisur që nga dhjetori i një viti më parë një strategji të re kundër shtetit islamik e cila parashikon operacione të forcave speciale në territore të kontrolluara për të kapur apo vrarë komandantët ushtarakë të terroristëve. Pemtagoni konfirmoi kështu se ka mbetur i vrarë edhe kreu i ushtrisë terroriste Omar al Shishani, gjatë bombardimeve ajrore në veri lindje të Sirisë. Koalicioni ndërkombëtar anti Isis nën drejtimin e shteteve të bashkuara të amerikës, orët e fundit ka kryet 17 sulme ajrore kundër Isis në Siri dhe Irak, duke u përqendruar në infrastrukturën e rafinerive të naftës dhe vend grumbullimit të armatimeve.


Related

Botë 9115221699235976939

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item