Ujku sulmon një vajzë 2-vjeçare në Kopshtin Zoologjik në Tiranë

Paraditen e sotme një vajzë e vogël dy vjeçe gjatë vizitës në Kopshtin Zoologjik në Tiranë është sulmuar nga ujku teksa po i zgjaste k...


Paraditen e sotme një vajzë e vogël dy vjeçe gjatë vizitës në Kopshtin Zoologjik në Tiranë është sulmuar nga ujku teksa po i zgjaste kafshës një biskotë.
Vajza ka marrë plagë në dorën e djathtë, dhe babai i vajzës tregon se, personeli i Kopshtit Zoologjik as ndihmë të shpejtë nuk ka ofruar në këtë rast. Pasi vajzën e ka dërguar në Urgjencë, babai thotë se i është dashur të blejë dhe vaksinën. Për fat të mirë përveç tronditjes psikologjike, pas mjekimit vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë kanë reaguar zyrtarët e Agjencisë së Qarqeve, të cilët thonë se, ngjarja nuk ka qenë serioze por vetëm një shqetësim i nënës së vajzës. Sa i takon mungesës së ndihmës së parë, pretendohet se nuk është kërkuar një gjë e tillë edhe pse kjo duhet ofruar pa u kërkuar. Në fund sqarohet gjithashtu se, “ujku është i vaksinuar dhe nuk ka asnjë rrezik edhe nëse ndodh kafshimi” dhe shtohet se po kryhen verifikime për këtë ngjarje.

Related

Kronika 8644259232139864337

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item