Uji i gazuar dëmton apo ndihmon shëndetin?

Përdorimi i ujit me gaz për shumë kohë është konsideruar si i dëmshëm për organizimin, nga një grup studiuesish. Shumë prej tyre kanë ...


Përdorimi i ujit me gaz për shumë kohë është konsideruar si i dëmshëm për organizimin, nga një grup studiuesish. Shumë prej tyre kanë hequr dorë nga përdorimi i tij për faktin se, mendonin anët negative që mund të sjellë përdorimi i tij.
Por kemi dhe një grup tjetër studiuesish, të cilët mendojnë se përdroimi i ujit të gazuar largon kalciumin nga organizmi. Por cila është e vërteta për këtë?
Në një publikim të fundit të “Time”, pesë ekspertë kanë folur për këtë dhe të gjithë ishin të mendimit se, uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar.
Ajo çka ishte interesante, sipas këtij botimi, është këshilla që jep njëri prej mjekëve.
Ai thotë se, uji i gazuar konsiderohet një alternativë e mirë për të gjithë ata që duan ta heqin vesin nga pijet e gazuara.
Ndërsa dy mjekët e kockave shtuan se, uji i gazuar nuk e pastron kalciumin nga kockat.
Sara Bleich, PhD, profesore e asociuar në menaxhimin e politikave shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins”, thotë se, “uji mineral është njëlloj si të pish ujë të rregullt, pra është i padëmshëm”. Kjo do të thotë që, uji mineral mund të llogaritet për konsum në përditshmëri.
Më e rëndësishmja që këshillohet nga mjekët, është kontrolli i etiketës së ujit që blen, për t’u siguruar që nuk përmban kripëra, apo ëmbëltues shtesë.

Related

Shëndet & estetikë 3259230344128495604

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item