UEFA miraton zyrtarisht rezidencën e kombëtares në Euro 2016

Shqipëria, në bregdetin e Atlantikut Është miratuar zyrtarisht rezidenca e kombëtares shqiptare gjatë qendrimit të saj në Francë, në E...

Shqipëria, në bregdetin e Atlantikut


Është miratuar zyrtarisht rezidenca e kombëtares shqiptare gjatë qendrimit të saj në Francë, në Euro 2016. Ekipi përfaqësues do të vendoset në atë hotel që kishte përzgjedhur vetë, në bregdetin e Atlantikut, dhe konkretisht në “Hotel L’Agapa” në qytezën Peros Girek. Miratimi zyrtar u bë nga UEFA, pasi institucioni që drejton futbollin europian bëri vëzhgimin e saj në hotel. Kombëtarja, besohet se do të vazhdojë të qendrojë aty edhe në rast kualifikimi në turin e dytë.
UEFA përfundoi vëzhgimet e saj në rezidencat e të 24 skuadrave finaliste të kampionatit europian, duke I bërë edhe ato zyrtare. Franca vendase do të jetë në Paris, ashtu si Anglia apo Rusia, Gjermania pranë Liqenit të Gjenevës dhe Italia në Monpelje. 
Euro 2016 zhvillohet nga 10 qershori deri në 10 korrik.

Related

Sport 743472028456509772

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item