Turqia thotë se luftarët kurdë përdorin armë ruse dhe amerikane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se armët amerikane edhe ruse po përfundojnë në duart e Partisë së Punëtorëve të Kurdi...


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se armët amerikane edhe ruse po përfundojnë në duart e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën Turqia e konsideron si organizatë terroriste.
Erdogan gjithashtu ka refuzuar idenë e çfarëdo lloj forme të vetëqeverisjes së kurdëve në Turqi, gjatë një adresimi në Ankara.
Ai tha se armët e konfiskuara nga PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), nga PYD (Partia e Unionin Demokratik Sirian), si dhe nga YPG (Njësitë për Mbrojtjen e qytetarëve Kurdë), vijnë nga Rusia dhe Perëndimi, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uashingtoni gjithashtu e konsideron PKK-në si grup terrorist, por SHBA ka lidhje të forta taktike me YPG-në, të cilën Ankaraja e konsideron si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit./rel

Related

Botë 1104396966246243148

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item