Tunizi, 45 të vdekur në sulmin xhihadist; shpallet shtetrrethimi (VIDEO)

Pas një sulmi xhihadist që shkaktoi 45 të vdekur, 10 ushtarë dhe 7 civilë, qeveria tuniziane ka dekretuar shtetrrethimin në qytetin jug...


Pas një sulmi xhihadist që shkaktoi 45 të vdekur, 10 ushtarë dhe 7 civilë, qeveria tuniziane ka dekretuar shtetrrethimin në qytetin jugor Ben Guerdane dhe në zonat pranë kufirit me Libinë.

Në sulm mbetën të vrarë edhe 28 agresorë, që ishin infiltruar në vend nga Libia. Shtetrrethimi do të hyjë në fuqi në orën 19 dhe do të përfundojë në 5 të mëngjesit.

Të mërkurën e kaluar të paktën 5 të dyshuar si terroriste mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, e ndodhur në të njëjtin lokalitet.

Katër prej tyre ishin shtetas tunizianë, që edhe në këtë rast kishin ardhur nga Libia me qëllim organizimin e atentateve, bëri të ditur Ministria e Brendshme tuniziane.

Ndërkohë, njësi ushtarake të antiterrorit janë vendosur në zona të ndryshme të Ben Guerdane dhe kanë kryer kontrolle lagje më lagje e shtëpi më shtëpi, përgjatë vijës kufitare me Libinë.

Burime pranë forcave të sigurisë deklarojnë se disa xhihadistë kanë arritur të marrin një auto-ambulancë dhe të arratisen drejt ishullit të Gerbës, ku akseset janë mbyllur, sikurse kalimet që të çojnë drejt rajoneve të shkretëtirës jugore tuniziane.

Në zonën në fjalë kanë zbarkuar helikopterë, automjete ushtarake dhe trupa speciale, përveç se janë angazhuar agjentë të shërbimeve sekrete dhe njësi të anti-terrorit.


https://twitter.com/SaidRob3i/status/706773686125248513

Related

Video 8839523211820667122

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item