Trump: Abdeslam do të kishte folur nëse do të torturohej

Donald Trump është me mendimin se, autoritetet belge do t’i kishin paraprirë sulmet terroriste të së martës, nëse Salah Abdslam do të ...


Donald Trump është me mendimin se, autoritetet belge do t’i kishin paraprirë sulmet terroriste të së martës, nëse Salah Abdslam do të ishte torturuar.
Në një intervistë për CNN, kandidati republikan për President në SHBA, Trump, tha se Abdeslam, i dyshuar për sulmet terroriste në Paris, që u arratis drejt Belgjikës, ishte në dijeni të plotit të ISIS për sulmet në Bruksel dhe do të kishte folur shumë më shpejt, nëse do të ishte torturuar.
“Nëse do të kishte folur ndoshta nuk do të kishin ndodhur këto shpërthime dhe nuk do të kishin vdekur njerëz apo lënduar, sepse mesiguri ai ishte në dijeni të sulmeve”, tha Trump. “Duhet të tregohemi të zgjuar. Ajo që dua të them është që është e vështirë për t’u besuar që Abdeslam nuk ishte në dijeni. E di që nuk është diçka e këndshme, por një formë minimale torture do të kishte funksionuar”, deklaroi ai më tej.
Terroristët vranë të paktën 31 persona dhe plagosën rreth 300 të tjerë në sulmet e së martës, në një aeroport dhe një stacion metroje në kryeqytetin e Belgjikës.
Trump debatoi me gazetarin e CNN se do të përdorte metoda torture me ujë, por edhe forma të tjerë më të rënda kundër të dyshuarve si terrorist, nëse do të ishte president.


Related

Botë 4895066045495979431

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item