“Trembet” Gjermania, vagona treni vetëm për femra

Një kompani gjermane e shërbimit hekurudhor do të nisë aplikimin e vagonëve vetëm për femrat, një lëvzije që ka shkaktuar kontradikta në...


Një kompani gjermane e shërbimit hekurudhor do të nisë aplikimin e vagonëve vetëm për femrat, një lëvzije që ka shkaktuar kontradikta në vend.

Raportet e mediave gjermane sugjerojnë se, vagonët e rinj vetëm për femrat apo ato me fëmijë janë një përgjigje e detyruar ndaj sulmeve seksuale në Këln, natën e 31 dhjetorit, për të cilat u fajësuan emigrantët.

Kompania “Regiobahn” lajmëroi se, vagonët vetëm për femra do të jenë të disponueshëm për pasagjerët që udhëtojnë në linjën mes Leipzigut dhe Chemnitzit. Nuk dihet nëse kompania do ta zgjerojë këtë shërbim të ri edhe në linja të tjera, por kaq ka mjaftuar që të nisë debati i ashpër mbi arsyet që sollën këtë lëvizje.

Sipas kompanisë, vagoni vetëm për femra do të gjendet ngjitur me vagonin e përfaqësuesit të shërbimit për klientët, më thjesht kontrollori i trenit. Në komunikatën për shtyp, kompania “Regiobahn” tha se, pozicioni i vagonit vetëm për femra është zgjedhur qëllimisht, por pa dhënë shpjegime të tjera.

Lajmërimi i saj bëhet vetëm një ditë, pasi u akuzua personi i parë për sulme seksuale në lidhje me ngjarjet e Këlnit. Ndërsa shumica e njerëzv e shohin vendimin e kompanisë si një dorëzim, të tjerë thonë se ndarje të tilla do të zgjidhin mjaft probleme.

Related

Top Lajm 3894957532186839840

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item