Tragjedi në Spanjë, 14 studentë humbin jetën pas një aksidenti

Të paktën 14 studentë, të vendeve të ndryshme evropiane, kanë humbur jetën pas një aksidenti me autobus në verilindje Spanjë. Ndërkohë 4...


Të paktën 14 studentë, të vendeve të ndryshme evropiane, kanë humbur jetën pas një aksidenti me autobus në verilindje Spanjë.

Ndërkohë 40 persona të tjerë, të cilët kanë qenë të lënduar, janë dërguar në spital. Nga të plagosurit 9 prej tyre paraqesin lëndime serioze, ndërkohë që pjesa tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

Studentët po udhëtonin nga Festivali Falls në Valencia drejt qytetit të Barcelonës, kur ndodhi përplasja pranë zonës Tarragona në Katalonja. Gazeta spanjolle “El Mundo” bën me dije se të rinjtë janë nga Britania e Madhe, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Ukrainë, si dhe Barcelona.

Ministri rajonal e konsideroi aksidentin një “gabim njerëzor”, pasi shoferi i autobusit kishte humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të kalonte barrierat e rrugës dhe të përplasej me një makinë.

Related

Botë 6931541702860302719

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item