Tragjedi në Poloni, vdesin 5 futbollistë të një skuadre

Pesë futbollistë të së njëjtës skuadër kanë humbur jetën pas një aksidenti në Poloninë Jugore, mëngjesin e 26 marsit. Pjestarët e kl...


Pesë futbollistë të së njëjtës skuadër kanë humbur jetën pas një aksidenti në Poloninë Jugore, mëngjesin e 26 marsit.
Pjestarët e klubit të kategorisë së tretë “Wolczanka Wolka Pelkinska FC”, ishin duke udhëtuar me minibusin e klubit të tyre për në ndeshjen kundër Avia Swidnik, kur automjeti u përplas me një kamion.
Viktimat janë portieri 18-vjeçar Patryk Szewczak, vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych, përkatësisht 22 dhe 27-vjeç, 25-vjeçari Mariusz Korzepa dhe 29-vjeçari Kamil Oslizlo.
Burime zyrtare nga policia lokale konfirmuan se tre lojtarë vdiqën menjëherë pas aksidentit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Related

Kronika 1476175460060638718

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item