Tmerri i terroristëve: SHBA dërgon Delta Force në Siri

Delta Force do të zbarkojnë në Siri në ditët e ardhshme. Lajmi që përflitej prej kohësh tashmë është zyrtar. Amerika do të dërgojë...


Delta Force do të zbarkojnë në Siri në ditët e ardhshme.
Lajmi që përflitej prej kohësh tashmë është zyrtar.
Amerika do të dërgojë dhjetra trupa elitarë për të eleminuar terroristët dhe figurat më të lartë të Shtetit Islamik.
Aktualisht trupat e Delta Force janë në Irak dhe pritet që brenda javës të nisin operacionet e “spastrimit” në Siri.
Lajmi është konfirmuar për CNN nga një zyrtar i lartë pranë Obamës.
“Kemi krijuar dhe bërë operative një rrjet informatorësh dhe kemi identifikuar  zonat e sigurta për të dërguar trupat tona Delta Force. Do të jenë 200 trupa speciale që do të kenë si detyrë të eleminojnë figurat kyçe të Shtetit Islamik”, tha zyrtari amerikan.
“Delta Force janë një makth për Shtetin Islamik, mund t’i godasin kudo dhe në çfarëdo momenti”, tha ai.

Related

Botë 1628255248954922825

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item