“Time”: Ja 5 arsyet, përse ISIS ka zgjedhur Europën

Bombardimet e së martës në Bruksel shënojnë atentatin e tretë në Europë në 15 muajt e fundit. Revista “Time” ka analizuar 5 faktorë, p...


Bombardimet e së martës në Bruksel shënojnë atentatin e tretë në Europë në 15 muajt e fundit. Revista “Time” ka analizuar 5 faktorë, përse terroristët e ISIS kanë zgjedhur kontinentin e vjetër për të përhapur dhunën e tyre.
Së pari – liston “Time”, – është përgatitja e terrenit.
Në sulmet që mbajnë autorësine e ISIS në Europë kanë humbur jetën të paktën 185 persona, por janë terrorizuar më shumë se 500 milionë të tjerë. ISIS ka realizuar, ose ka frymëzuar afërsisht 75 sulme, në 20 shtete jashtë Sirisë dhe Irakut. Nga operacionet brenda rajonit, kalifati tani e ka shtrirë rrezen e sulmit, duke shënjestruar shtetasit e huaj përtej kufijve. E ndërsa vazhdon që të pësojë disfatë në terren në muajt e fundit, duke humbur 22% të territorit në Irak dhe Siri prej vitit 2015, ku 8% i ka humbur vetëm në 3 muajt e fundit, bota duhet të përgatitet për hapat e dëshpëruar që do të ndërmarrë grupi xhihadist.
Arsyeja e dytë, përse terroristët kërkojnë të gjunjëzojnë Europën, është pasi ata i kanë krijuar bazat e rekrutimit në Europë.
Nuk është rastësi, që Belgjika apo Franca janë shënjestruar. Ato kanë një numër të konsiderueshëm luftëtarësh, që janë bashkuar me ISIS, të cilët edhe kur kthehen mbrapsht kanë rrjetet e tyre të njerëzve, që i mbështesin dhe strehojnë për t’i fshehur nga autoritetet ligjzbatuese. Këtë e dëshmon edhe rasti i Salah Abdeslam, i cili edhe pse i shpallur si një nga njerëzit më të rrezikshëm të botës pas sulmeve të Parisit, arriti që t’i shmangej policisë për 4 muaj me radhë, duke u fshehur në Molenbeek.
ISIS nuk ka gjetur vetëm bazën më të mirë për të rekrutuar të rinj të pashpresë, por njëkohësisht, grupi terrorist po përfiton nga situata gjeopolitike në Europë, ku kriza e refugjatëve ka krijuar destabilitet të madh në kontinent.
Kjo shënon edhe arsyen e tretë, përse terroristët e konsiderojnë eksodin e refugjatëve nga Siria, si një mundësi të artë për të vepruar dhe kamufluar terroristë. Këtë sinjal, ISIS e dha kur njërit prej kamikazëve të Parisit iu gjet pasaporta e rreme siriane.
Është ende shumë herët për të përcaktuar sesi ISIS e ka përdorur përgjigjen e Europës ndaj refugjatëve myslimanë, por një gjë është e sigurtë: uniteti europian është fraksionuar. Thirrja e udhëheqësve lindorë për të pranuar vetëm refugjatë të krishterë, përballet me politikën e dyerve të hapura të Kancelares gjermane Angela Merkel. Për revistën “Time”, kjo është edhearsyeja e katërt që i hap terren ISIS-it.
Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme, janë skenarët e referendumeve. Britania e Madhe ka shprehur ndër të parat shtete vullnetin për të lënë Bashkimin Europian, duke vënë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e unionit. Pothuajse 53% e francezëve dhe më shumë se 45% e gjermanëve apo suedezëve duan të ndjekin shembullin britanik të referendumeve.
Si rrjedhojë, krerët e ISIS-it kanë hapësirën për të destabilizuar kontinentin dhe kjo e ekspozon Europën, si shënjestrën kryesore të militantëve për të demostruar makabritetin e tyre.


Edhe disa pamje të tjera dramatike nga zhvillimet e sotme në Brukselpas sulmeve terroriste
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016



Bruksel, 22.03.2016, 09:06
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


"Ju nuk do ta keni urrejtjen tonë" - njerëzit reagojnë në rrugët e Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Ushtria dhe policia në çdo rrugicë të Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Disa sekonda pas shpërthimit në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Sulmet në Bruksel, NYPD dhe FBI ndjekin nga afër ngjarjetNgjarjet e Brukselit i kanë kaluar kufijtë e Europës. Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po monitoron me vëmendje situatën në Belgjikë dhe është në kontakt me homologët e saj europianë dhe FBI-në.Sipas gazetës së NYPD, departamenti ka vënë në punë njësi operative shtesë përgjatë gjithë qytetit, përfshirë këtu Komandën e Reagimit Kundër Terrorizmit, Grupin e Reagimeve Strategjike dhe Grupet Hercules. Skuadrat në fjalë janë vendosur në zonat e populluara të Nju Jorkut dhe në lokalitetet tranzitore përreth qytetit, për të garantuar sigurinë. “Për momentin nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se sulmet në Bruksel kanë ndonjë lidhje me Nju Jorkun, por ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në Belgjikë, bashkë me Task Forcën kundër Terrorizmit dhe FBI-në, duke koordinuar forcat”, njofton NYPDNews. Në edicionin e saj online, gazeta vë në dukje se, sulmet në Bruksel vijnë në një kohë kur qeveria federale ka vendosur të shkurtojë me 90 milionë dollarë fondet kundër terrorizmit për Departamentin. “Çdo shkurtim fondesh për Nju Jorkun, që njihet botërisht si shënjestra kryesore e terroristëve në Shtetet e Bashkuara, do të ishte një veprim i papërgjegjshëm”, vlerëson gazeta.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Bruksel sot
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Pamje të tjera shumë DRAMATIKE nga sulmet terroriste në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016

Related

Top Lajm 4427923878709368272

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item