Tifozët kuqezinj, “shuplakë” FSHF-së: Ju për paren, ne për kombëtaren!

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në dy miqësoret e fundit të kombëtares shqiptare, të dyja të luajtura në transfertë, ka qenë numri ...


Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në dy miqësoret e fundit të kombëtares shqiptare, të dyja të luajtura në transfertë, ka qenë numri i madh i tifozëve kuqezinj. Në Vjenë përflitet për rreth 10 mijë persona, ndërsa dje në Luksemburg afro 3 mijë vetë.
Dikush mund të thotë se këtu ka ndikuar afërsia gjeografike e këtyre vendeve me shtete ku jetojnë e punojnë shqiptarët, por kjo nuk qëndron në bazë të mbështetjes së madhe, që i ashtuquajturi “lojtar i 12-të” po i jep kombëtares. Kualifikimi historik për në “Euro 2016” është përjetuar mjaft emocionalisht nga tifozët, kudo që jetojnë e punojnë, sepse arritja e madhe e kombëtares i ka bërë të ndihen krenarë.
Sheshi i mbushur plot në Tiranë, pritja madhështrore që iu bë heronjve kuqezinj në tetor, pas kthimit nga Armenia, tregon se binomi kombëtare-tifozë është më i bashkuar se kurrë. Kjo gjë pritet të dëshmohet edhe në stadiumet e Francës, në eventin madhor kontinental të këtij viti, ku shqiptarët kanë rastin të fitojnë “Europianin” e tyre.
Megjithatë, ka një distancë, që vijon të mbetet e thellë, mes FSHF-së, si institucion, dhe tifozëve kuqezinj, më konkretisht tifo-grupit “Tifozat Kuq e Zi”. Sepse, duam apo nuk duam, ky tifo-grup është zemra, frymëmarrja, gjithçka për mbushjen e stadiumeve kur luan kombëtarja.
Organizimi i tyre në shumë vende te botës bën që uragani kuqezi drejt stadiumeve t’u ngjajë atyre përrenjve të vegjël, që vijnë e bashkohen diku dhe përbëjnë një “lumë të rrëmbyeshëm”. Stadiumi në Luksemburg i mbushur me tifozë kuqezinj, a thua se luhej në Shqipëri Mirëpo, hendeku që kulmoi me mossigurimin e biletave nga FSHF-ja për finalet e Europianit, krijimi i një “fan-club”-i nga institucioni ynë i futbollit, u pa si karshillëk nga “Tifozat Kuq e Zi”, që s’ia falin federatës lënien jashtë stadiumit në kualifikuesen e kthimit ndaj Serbisë. Dihet deklarata e tyre zyrtare kundër drejtuesve të FSHF-së, dihet edhe masa parandaluese që mori kjo e fundit në miqësoren ndaj Austrisë. Stadiumi në Luksemburg i mbushur me tifozë kuqezinj, a thua se luhej në Shqipëri “Telesport.al” shkruajti se organizatorët e kësaj ndeshjeje nuk i lejuan tifozët shqiptarë të futnin asnjë baner në stadium, përveç shalleve dhe flamujve kuqezinj.
Ata e justifikuan këtë “barrikadë” me kërkesën e bërë nga vetë FSHF-ja. Tifozët e kuptuan se drejtuesit e futbollit u druheshin parrullave, apo banderolave kundër tyre në stadium. Nuk u dorëzuan, por këtë gjë e bënë në stadiumin e Luksemburgut, miqësoren e djeshme. Kamerat e fokusuan shumë pak, kalimthi, gjatë ndeshjes, por fotografi ynë e ka fiksuar banerin e “Tifozave Kuq e Zi”, që flet qartë kundër drejtuesve të FSHF-së. Në të shkruhet: “Ju për paren, ne për kombëtaren”. Pra, krerët e federatës rendin pas parasë, në forma e mënyra të ndryshme, duke përdorur ngjyrat kuqezi, ndërsa ata vetë, tifozët, nuk i ndahen asnjë stadiumi, në mbështetje të kombëtares, duke shpenzuar jo pak nga xhepi i tyre. Thënë ndryshe, për tifozët, drejtuesit e FSHF-së janë tjetër gjë dhe kombëtarja u përket atyre…/Telesport

Related

Sport 6792988713531558092

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item