Thellohet bilanci i masakrës në Ankara: 34 të vdekur dhe 125 të plagosur (video)

Janë 34 të vdekur (mes të cilëve 2 kamikazë) dhe mbi 125 të plagosur bilanci i i sulmit me një autobombë mbrëmjen e së dielës në qendër...


Janë 34 të vdekur (mes të cilëve 2 kamikazë) dhe mbi 125 të plagosur bilanci i i sulmit me një autobombë mbrëmjen e së dielës në qendër të kryeqytetit turk, Ankara. E ka thënë vetë ministri i shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu. Ai ka shtuar se mes 125 viktimave ka edhe 19 në gjendje të rëndë. 30 kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa 4 në spital. Ministri ka konfirmuar se bëhet fjalë për një akt terrorist. Kryeministri Ahmet Davutoglu kal mbledhur menjëherë Këshillin e Sigurisë. Makina shpërtheu në mes të trafikut, pranë një autobusi të parkuar dhe disa makinave të parkuara. Ai shpërtheu në një zonë mjaft popullore të kryeqytetit. 

Related

Top Lajm 7835571015993854403

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item