The Independent "jehonë" Britanisë: Po veproni me dy standarde! Për Brukselin ngritët flamurin belg, për turqit pse nuk u ngrit flamur?! Ja pasojat

Përsëri Europa është tronditur nga sulmet terroriste, ndërsa media ndërkombëtare kanë kritikuar selinë e qeverisë britanike ‘Doëning ...



Përsëri Europa është tronditur nga sulmet terroriste, ndërsa media ndërkombëtare kanë kritikuar selinë e qeverisë britanike ‘Doëning Street’ se ka vepruar me dy standarde. Në përditshmëri flamuri belg nuk do të ishte i ngritur apo vendosur në monumente kombëtare të vendeve fqinje.   Kryetari i Bashkisë së Parisit ka shkruar në ‘Twitter’ se Kulla Eiffel do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit belg, ndërsa ‘Downing Street’ i ka dhënë jehonë duke ngritur flamurin belg mbi godinën e saj.   BBC raporton se fjala “Bruksel” në shumë gjuhë të ndryshme të botës dominon në listën e kërkimeve në rrjetet sociale, pasi kjo tregon një interes të madh për ngjarjen. Megjithatë ekziston shqetësimi se si karikaturisti i njohur francez me emrin ‘Plantu’ tregon solidaritet për aktet terroriste në Belgjikë, ndërsa kur ndodh në Turqi arti i tij nuk ekziston.   Ku është solidariteti i artistit ‘Plantu’ për sulmet terroriste në Turqi? Pse “Downing Street” nuk e ka ngritur flamurin turk pas sulmeve mizore në Ankara?   Pesha e një sulmi terrorist nuk duhet të matet në aspektin e numrit të lënduarve dhe të vrarëve. Çdo jetë që merret është një shkelje e të drejtave të njeriut. Kishte kaq shumë jetë të humbura në Turqi saqë e gjithë Europa mbeti memece dhe nuk reagoi siç bën në rastin konkret me Belgjikën.   Nuk duhet të ketë kufizime përsa i përket solidaritetit dhe nuk duhet të kufizohemi për shkak të numrit të lënduarve apo të kombësisë së tyre. Turqia mbetet jashtë sferës tonë së kujdesit të përditshëm, për ata nuk ka pasur solidaritet, ata e kanë përballuar vetë dhimbjen e terrorizmit.   Turqia është e bukur dhe ekzotike vetëm për pushime, por nuk është e bukur kur sulmohet nga terroristët. Një mysliman i mbijetuar i terrorizmit Malala Yousafzai, kohët e fundit u shpreh kundër problemit të ndarjes së viktimave të terrorizmit.   “Në qoftë se qëllimi juaj është për të ndaluar terrorizmin, kjo nuk është një përpjekje për të fajësuar gjithë popullsinë e myslimanëve, për shkak se kjo nuk mund të parandalojë terrorizmin”, u shpreh ai.   Ne duhet të marrim parasysh paralajmërimin e tij të fundit se ndarja dhe dallimet do të radikalizojnë më shumë terroristë. 





Edhe disa pamje të tjera dramatike nga zhvillimet e sotme në Brukselpas sulmeve terroriste
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016



Bruksel, 22.03.2016, 09:06
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


"Ju nuk do ta keni urrejtjen tonë" - njerëzit reagojnë në rrugët e Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Ushtria dhe policia në çdo rrugicë të Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Disa sekonda pas shpërthimit në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Sulmet në Bruksel, NYPD dhe FBI ndjekin nga afër ngjarjetNgjarjet e Brukselit i kanë kaluar kufijtë e Europës. Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po monitoron me vëmendje situatën në Belgjikë dhe është në kontakt me homologët e saj europianë dhe FBI-në.Sipas gazetës së NYPD, departamenti ka vënë në punë njësi operative shtesë përgjatë gjithë qytetit, përfshirë këtu Komandën e Reagimit Kundër Terrorizmit, Grupin e Reagimeve Strategjike dhe Grupet Hercules. Skuadrat në fjalë janë vendosur në zonat e populluara të Nju Jorkut dhe në lokalitetet tranzitore përreth qytetit, për të garantuar sigurinë. “Për momentin nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se sulmet në Bruksel kanë ndonjë lidhje me Nju Jorkun, por ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në Belgjikë, bashkë me Task Forcën kundër Terrorizmit dhe FBI-në, duke koordinuar forcat”, njofton NYPDNews. Në edicionin e saj online, gazeta vë në dukje se, sulmet në Bruksel vijnë në një kohë kur qeveria federale ka vendosur të shkurtojë me 90 milionë dollarë fondet kundër terrorizmit për Departamentin. “Çdo shkurtim fondesh për Nju Jorkun, që njihet botërisht si shënjestra kryesore e terroristëve në Shtetet e Bashkuara, do të ishte një veprim i papërgjegjshëm”, vlerëson gazeta.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Bruksel sot
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Pamje të tjera shumë DRAMATIKE nga sulmet terroriste në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016

Related

Top Lajm 4757630576448664366

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item