Testamenti i Bin Ladenit: 29 milionë dollarë “për xhihad” (FOTO)

Osama Bin Laden ka lënë një pasuri personale prej 29 milionë dollarësh, e barabartë me 26.6 milionë euro, pjesa më e madhe nga të cila...


Osama Bin Laden ka lënë një pasuri personale prej 29 milionë dollarësh, e barabartë me 26.6 milionë euro, pjesa më e madhe nga të cilat ishte e destinuar të shkonte për “xhihad, për dashuri ndaj Allahut”.
Kjo është ajo që del nga testamenti i ish-liderit të Al Kaedës. Dëshirat e fundit të Bin Ladenit, ishin mes 100 dokumenteve të sekuestruara në bodrumin e Abbottabad, në Pakistan, në ditën e vrasjes së kryeterroristit.
Letrat konfirmonin fobitë e tij, fiksimin për SHBA-të dhe frikën e dronëve që mund ta qëllonin nga ajri. Bin Laden, në përgjithësi, kishte planifikuar të ndante pasurinë e tij mes të afërmve. Por pjesa më e madhe e të ardhurave të tij, ishte e destinuar të shkonte për aksionet e grupit terrorist që drejtonte.
Nga dokumentet e gjetura në bodrumin pakistanez, zbulohet frika e Bin Ladenit se mund të përgjohej, aq sa kishte ndaluar kontaktet dhe korrespondencën me ‘e-mail’, duke privilegjuar përdorimin e korrierëve dhe takimeve personale.
Mes të tjerash ishte edhe kërkesa për të shkatërruar kartat ‘sim’ të telefonave celularë, si dhe kishte këshilluar të kontrolloheshin të gjitha recetat mjekësore në mënyrë që të kufizonte në maksimum vizitat tek mjeku.
Një frikë të veçantë, Bin Laden e kishte për dronët amerikanë. Aq sa në një letër, i kishte kërkuar besnikëve të tij të dilnin nga shtëpia vetëm në ditë me shumë re. Në një tjetër rast, kishte pyetur zëvendësin e tij, numrin dy, Atiyah Abd al Rahman, të kishte shumë kujdes në organizimin e një intervistë me televizionin arab ‘Al Jazzeera’, pasi kishte frikë se përgjohej nga SHBA-të përmes sistemeve satelitorë apo kimikë. Letra mbyllej kështu: “Lutemi që të digjni këtë letër pasi ta keni lexuar”.
Po ashtu, Bin Laden druhej se e shoqja mund të kishte një mikroçip në dhëmbë, nga ku mund të spiunohej. Shqetësimi ka dalë në një tjetër letër, dërguar një ndihmësi të identifikuar si Shaykh Mahmud, pas një vizite të së shoqes të dentisti në Iran. Terroristi trembej që një gjurmues GPS, mund të ishte vendosur në dhëmbë së bashku me strukturën.
Madhësia e çipit, – lexohet në letrën, ku Bin Laden përdor pseudonimin Abu Abdallah, – ka gjatësinë e një kokrre gruri dhe gjerësinë e një pjesë të vogël makaronash”.






Related

Top Lajm 8488048709586902020

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item