Televizioni rus, dokumentar për xhihadistin Lavdrim Muhaxheri (Video)

Televizioni rus ka realizuar një dokumentar për Kosovën, duke dërguar atje një gazetar. Ky televizion e paraqet Kosovën si qendër të x...


Televizioni rus ka realizuar një dokumentar për Kosovën, duke dërguar atje një gazetar. Ky televizion e paraqet Kosovën si qendër të xhihadizmit, trafikimit të emigrantëve dhe të drogës. Gazetari rus shihet teksa ka vizituar kufirin e Kosovës, për të cilin thotë se është fare lehtë i kalueshëm.
Ai thotë se rruga nëpër të cilën kalojnë refugjatët nëpër Kosovë është e vështirë pasi kalon nëpër male. Por, sipas tij, megjithatë Kosova nuk ka gardh dhe kjo është mënyra më e lehtë që refugjatët nga Lindja e Mesme të arrijnë në Evropë.
Sipas tij, refugjatët, të cilët ndalojnë të pushojnë për pak kohë në këtë territor, nuk e dinë se i gjithë ai është i kontrolluar prej luftëtarëve shqiptarë-vahabistë.

Ai viziton edhe qytetin e Vitisë, për të cilin thotë se është dy kilometra nga kufiri me Maqedoninë, dhe e përshkruan atë si çerdhe të xhihadizmit në Ballkan.
Për më tepër, gazetari rus i afrohet edhe kampit ushtarak amerikan “Bondsteel”, nga ku thotë se ka dalë njëri prej xhihadistëve më të mëdhenj shqiptarë.
Ai thotë se bëhet fjalë për Lavdrim Muhaxherin, i cili para se të shkonte drejt Lindjes së Mesme, ku tani është edhe lider i grupit shqiptar të xhihadistëve, kishte punuar për KFOR-in amerikan në Kosovë./Blic/


Televizioni rus, dokumentar për xhihadistin Lavdrim MuhaxherimuhaxheriTelevizioni “Rusia” ka realizuar një dokumentar për Kosovën, duke dërguar atje një gazetar. Ky televizion e paraqet Kosovën si qendër të xhihadizmit, trafikimit të emigrantëve dhe të drogës. Gazetari rus shihet teksa ka vizituar kufirin e Kosovës, për të cilin thotë se është fare lehtë i kalueshëm.Ai thotë se rruga nëpër të cilën kalojnë refugjatët nëpër Kosovë është e vështirë pasi kalon nëpër male. Por, sipas tij, megjithatë Kosova nuk ka gardh dhe kjo është mënyra më e lehtë që refugjatët nga Lindja e Mesme të arrijnë në Evropë.Sipas tij, refugjatët, të cilët ndalojnë të pushojnë për pak kohë në këtë territor, nuk e dinë se i gjithë ai është i kontrolluar prej luftëtarëve shqiptarë-vahabistë.Ai viziton edhe qytetin e Vitisë, për të cilin thotë se është dy kilometra nga kufiri me Maqedoninë, dhe e përshkruan atë si çerdhe të xhihadizmit në Ballkan.Për më tepër, gazetari rus i afrohet edhe kampit ushtarak amerikan “Bondsteel”, nga ku thotë se ka dalë njëri prej xhihadistëve më të mëdhenj shqiptarë.Ai thotë se bëhet fjalë për Lavdrim Muhaxherin, i cili para se të shkonte drejt Lindjes së Mesme, ku tani është edhe lider i grupit shqiptar të xhihadistëve, kishte punuar për KFOR-in amerikan në Kosovë.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016

Related

Video 498940560465691883

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item