“SUPER E MARTA”: VOTIME NË 13 SHTETE NË SHBA

Votuesit në 13 shtete të SHBA-së votojnë sot në zgjedhjet paraprake, të cilat janë pothuajse vendimtare në përcaktimin e kandidatëve p...


Votuesit në 13 shtete të SHBA-së votojnë sot në zgjedhjet paraprake, të cilat janë pothuajse vendimtare në përcaktimin e kandidatëve presidencialë të Partisë Demokratike dhe asaj Republikane. Ky rreth i zgjedhjeve njihet ndryshe si “Super e marta”.
Demokratët zgjedhin midis favorites Hillary Clinton dhe senatorit Bernie Sanders në 11 shtete: Alabama, Arkansas, Kolorado, Xhorxhia, Masaçusec, Minesota, Oklahoma, Tenezi, Teksas, Vermont dhe Virxhina.
Republikanët, ndërkaq, do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të mbetur në shtetet e lartpërmendura, plus Alaska dhe Uajoming.
Sondazhet e opinionit tregonjnë se republikani Donald Trump do të fitojë në të gjitha shtetet, pos në Teksas, vendlindjen e rivalit të tij, senatorit Ted Cruz. Senatori Marco Rubio, nga Florida, shihet si rivali më i afërt i Trumpit në shumicën e zgjedhjeve të sotme paraprake. Pas këtyre votimeve, një e treta e shteteve do t’i kenë mbaruar zgjedhjet paraprake për president.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama, i cili ka shërbyer dy mandate. /REL/

Related

Top Lajm 1678597988448493645

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item