“Super e marta”, Trump dhe Klinton në garë për votat e 5 shteteve

Pesë shtete amerikane po mbajnë primaret për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në një raund të rëndësishëm që mund të japë kandid...


Pesë shtete amerikane po mbajnë primaret për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në një raund të rëndësishëm që mund të japë kandidatëve favoritë, demokratë dhe republikanë, një shans për të çimentuar fitoret e tyre.

Sondazhet kanë nisur të bëhen në Ohio dhe Florida – dy shtete të konsideruara kyçe- si dhe në Karolinën e Veriut, Illinois dhe Misuri.
Kryesuesja në garën e demokratëve, Hilari Klinton është duke shpresuar në një tjetër fitore, për të shmangur ringritjen e kundërshtarit të saj, Bernie Sanders.
Ndërkohë Donald Trump do të synojë të shmangë rivalët e tij në garën e republikanëve.
Manjati i pasurive të patundshme Neë York është favorite për të fituar kandidimin e partisë së tij, por ka hasur në kundërshtim të fortë nga brenda partisë.
Ai mori një rezultat të mirë të martën kur siguroi 9 delegatë në zgjedhjet e North Mariana Island, ku mori 73% të votave.
Rezultatet e deritanishme
Gara te republikanët
Donald Trump 469 delegatë
Ted Cruz 370 delegatë
Marco Rubio 163 delegatë
John Kasich 63 delegatë
Fituesit i duhen 1.237 delegatë
Gara te demokratët
Hillary Clinton 1,235 delegatë
Bernie Sanders 580 delegatë
Fituesit i duhen 2.383 delegatë

Related

Top Lajm 4553815330576548554

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item