“Super e marta” në SHBA, triumfojnë Clinton dhe Trump

Parashikimet ishin të sakta: demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump fituan shumicën e shteteve në ditën më të madhe të ...


Parashikimet ishin të sakta: demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump fituan shumicën e shteteve në ditën më të madhe të garës për nominimin presidencial.

Alabama, Georgia, Tennessee dhe Virginia ishin mes shteteve, ku triumfuan që të dy. Trump u mposht nga Cruzi në Oklahoma dhe atje ku ishte parathënë që nuk mund të fitonte, në Teksas. Bernie Sanders mori 4 shtete, përfshirë atë që përfaqëson, Vermontin.

Plot 11 shtete votuan të martën, në atë që është dita e votimeve më masive përpara Presidencialeve të 8 nëntorit. Ish-Sekretarja e Shtetit dhe manjati i pasurive të patundshme hynë në betejën e “super të martës” si favoritë për të rrëmbyer shumicën e shteteve, secili për partinë e vet.

Në fjalimin e fitores, Clinton la të kuptohej se, tashmë e sheh veten duke luftuar për Presidencën me Trumpin. “Ka shumë gjëra në lojë në këto zgjedhje, - tha ajo. - Rreziku nuk ka qenë kurrë më i lartë, ndërsa retorika që dëgjojmë nga pala tjetër, kurrë më e ulët”.

Manjati, nga ana e tij, këmbënguli ta përshkruante veten si një “bashkues”, që mund ta hedhë pas krahëve luftën brenda partisë republikane për t’u fokusuar te gara e përgjithshme. “Kur e gjithë kjo të ketë mbaruar, do të kem punë vetëm me një njeri, Hillary Clintonin”, tha ai.

Miliarderi këmbënguli gjithashtu se e ka “zgjeruar partinë republikane”, duke iu referuar pjesëmarrjes së lartë në shtetet që kanë votuar tashmë. Senatori i Teksasit, Cruz u bëri thirrje rivalëve të lënë garën, me argumentin se kjo do ta ndihmojë për ta sfiduar në mënyrë më të efektshme kryesimin e Trumpit.

Fakti që prej saj përcaktohen 25 për qind e delegatëve të nevojshëm për nominim, e bën “super të martën” ditën më të rëndësishme të paraprakeve amerikane.

Kandidatët demokratë
Hillary Clinton ka fituar: Georgia, Virginia, Alabama, Tennessee, Arkansas dhe Teksas
Bernie Sanders: Vermont, Oklahoma, Colorado, Minnesota.

Kandidatët republikanë
Donald Trump ka fituar: Georgia, Alabama, Massachusetts, Tennessee, Virginia dhe Arkansas
Ted Cruz: Teksas, Oklahoma.
Marco Rubio: Minnesota

“Unë besoj se Amerika, sot ka më shumë nevojë se kurrë për më shumë dashuri dhe mirësi”, tha Hillary Clinton duke iu drejtuar përkrahësve të saj në Miami, Florida.

“Kjo fushatë, siç mund ta dini ju të gjithë, nuk është thjesht për të zgjedhur një President, por për të transformuar Amerikën. Ajo është për ta bërë vendin tonë një vend të madh, ashtu siç ai ka mundësi të bëhet”, tha Sanders./tch

Related

Top Lajm 4967880390967167245

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item