Sulmet terroriste në Bruksel/ Çfarë dihet dhe nuk dihet

Çfarë ndodhi? Mëngjesin e 22 marsit para orës 08:00, në Bruksel pati të paktën një shpërthim vdekjeprurës në aeroport si dhe një shp...


Çfarë ndodhi?
Mëngjesin e 22 marsit para orës 08:00, në Bruksel pati të paktën një shpërthim vdekjeprurës në aeroport si dhe një shpërthim tjetër një orë më vonë në stacionin e metrosë në Maelbeek. Në shpërthimin e parë u vranë 14 njerëz, ndërsa në të dytin 20. Më shumë se 230 u plagosën.
A fshihet pas kësaj ISIS?




Tetë orë pas shpërthimeve, në agjencinë e lajmeve të lodhur me Shtetin Islamik u publikua lajmi ku merrej përgjegjësia e sulmeve. Aty thuhej se kjo vinte pasi Belgjika ishte një vend pjesë e koalicionit kundër ISIS.
Sulmi erdhi pas arrestimit të të mbijetuarit të sulmeve në Paris, ku u vranë 130 persona. I dyshuari Salah Abdeslam besohet se është i vetmi i mbijetuar i 10 personave që u përfshinë direkt në sulmet e e 13 nëntorit.
Ku janë përqendruar hetimet?
Autoritetet belge kanë publikuar një foto ku tregohen tre njerëz në aeroportin e Brukselit, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e njërit prej tyre. Dy të tjerët mendohet se kanë hedhur veten në erë. Policia gjatë operacioneve në Schaebeek gjeti një bombë dhe një flamur të ISIS.
Pse Brukseli?
Përveçse është vendi ku ndodhen zyrat e qeverisë së BE-së, Brukseli është bërë qendra për hetimet antiterrorizëm sidomos pas sulmeve në Paris. Brukseli ka përqindje më të lartë të qytetarëve që kanë shkuar në Irak.
Çfarë po ndodh tani në Bruksel?
Në qytetin me një popullsi rreth 1 milion, pjesa më e madhe e aktiviteteve janë të mbyllura. Kryeministri belg u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të “shmangin të gjitha lëvizjes” pasi autoritetet u tremben sulmeve të tjera.
Fluturimet për në dhe nga Brukseli janë pezulluar që prej ditës së djeshme. Të gjitha linjat e metrove u mbyllën, por disa prej tyre kanë rinisur punën të martën në darkë.
Kompleksi i ndërtesave të Bashkimit Evropian është mbyllur. Vetëm punonjësit e identifikuar mund të hyjnë në ndërtesë.
Belgjika ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Veprime reaksioni në vende të tjera?
Londra, New York dhe Parisi janë disa nga qytetet kryesore që kanë rritur nivelin e sigurisë. Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nga Havana tha se do t’i ofrohet ndihmë amerikane Belgjikës për kapjen e autorëve.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron thirri takim emergjent me kabinetin qeveritar, ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë, u sulmua zemra e Evropës.
New York Times







Related

Top Lajm 2724400025933461427

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item