Sokol Mjacaj e merr me sportivitet burgimin e përjetshëm (VIDEO)

Sokol Mjacaj do të vazhdojë të vuajë dënim me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë n...


Sokol Mjacaj do të vazhdojë të vuajë dënim me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

20-vjeçari u dënua për vrasjen e dy turistëve çekë, Michael Svatos dhe Ana Kosinova pasi tentativa për t’i grabitur nuk i shkoi sipas planit.

Dy muaj pasi gjykata dha vendimin për burgim të përjetshëm, avokatja e tij e apeloi duke kërkuar dhe ekspertizë nga një grup psikologësh për të riun. Elvira Javoka atëkohë u shpreh se, një dënim i tillë erdhi nga “paragjykimi”.
Ashtu si në seancat e Shkallës së Parë, Mjacaj lexoi vetëm kërkesën për “mëshirë”. Ndonëse mëshirë në të dy rastet nuk pati, Mjacaj e ka marrë me sportivitet lënien në fuqi të dënimit, pasi është parë duke buzëqeshur.

Sokol Mjacaj e merr me sportivitet burgimin e... by gazeta-panorama


Related

Top Lajm 208530426976658591

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item