Si u rekrutua nga CIA, Mehmet Shehu dhe pseudonimi i tij “Misha”

Sonte në mbrëmje, në orën 20:05, në pjesën e dytë të Exclusive “Spiuni Made in Albania”, vijnë fakte dhe dokumenta të asaj që është pj...


Sonte në mbrëmje, në orën 20:05, në pjesën e dytë të Exclusive “Spiuni Made in Albania”, vijnë fakte dhe dokumenta të asaj që është pjesa më e errët e regjimit komunist, ajo e Sigurimit të Shtetit.
Enver Hoxha nuk e kishte problem që t’i quante bashkëpunëtorët e tij nga komandantë legjendarë në poliagjentë, tradhtarë e puçistë.
Pasi asgjësoi shumë nga njerëzit që e mbështetën në marrëzitë e tij, ai mbërriti tek Mehmet Shehu.
27 vjet kryeministër i vendit, Shehu u vendos me shpatulla pas muri me pretekstin se njëri nga djemtë e tij ishte fejuar me volejbollisten e talentuar të Dinamos, e cila rridhte nga një familje e deklasuar.
Studiuesi Thimo Bare thotë:
“Nuk del poliagjent. Poliagjent duhet të jesh i shumë zbulimeve.
Vetëm i njërit del Mehmet Shehu. Del i CIA-s.
Misha e kishte pseudonimin: Mehmet Ismail Shehu”.
Mehmet Shehu mendohet se është rekrutuar në shkollën teknike amerikane në atë kohë, drejtues i së cilës ishte “Harry Fulz”.
Babai i tij u përpoq shumë që i biri të mësonte në një shkollë prestigjoze.
Sipas bashkëpunëtorit të vjetër shkencor Thimo Bare, pikërisht në këtë kohë, në vitin 1923, Mehmet Shehu është rekrutuar si agjent i CIA-s.

Related

Dossier 175694396116045148

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item