Si u diskretitua Sazan Guri në Opinion

Disa nga aktivistët e shoqërisë civile janë distancuar mbrëmë nga Sazan Guri, pasi kanë parë përfaqësimin që ai i bëri kauzës të ru...



Disa nga aktivistët e shoqërisë civile janë distancuar mbrëmë nga Sazan Guri, pasi kanë parë përfaqësimin që ai i bëri kauzës të ruajtjes së hapsirave të gjelbërta tek Liqeni artificial në Tiranë. Gjatë debatit me Erion Veliajn, Sazan Guri është gjendur shpesh në vështirësi dhe në mungesë argumentash. Pasi i ka thënë kryetarit të Bashkisë se me ato që po bën ai duhet të shtrohet në spital, Erion Veliaj ia ka numëruar një nga një "mëkatet" Sazanit.
"Ti ke bërë së bashku me dhëndrin e Berishës studimin mjedisor të planit urbanistik të Lulzim Bashës që jepte leje ndërtimi ngjitur me digën e liqenit. Ti ke dhënë leje mjedisore për zgarat e qoftexhijve që ndosin Tiranën. Dhe së fundi ti që i merr paratë pronarëve të mejhaneve që paguajnë qimet e kokës për lejet e tua, je dhe kundër tënd biri i cili i ka firmosur projektet e bashkisë si punonjës i saj" i ka thënë disa herë rresht Veliaj.
Pas këtyre akuzave Guri është ndjerë i coptuar dhe e ka pasur vështirë të reagojë.
Sepse ai ka qenë në pozicionin e vështirë edhe të atyre përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të atyre gazetarëve apo analistëve që duan ta mbajnë një dorë në bakllava një dorë në kadaif.
Që duan edhe të shtiren si mbrojtës të interesit publik edhe ta shndërrojnë këtë rrol në një atu përfitimi personal.
Ky qe rasti i Sazan Gurit dje. Ai e turpëroi kauzën që kish shkuar të mbronte sepse rrezultoi i kapur. Ndaj dhe dje gabimisht u duk sikur Erion Veliaj doli fitues, sikur kishte të drejtë.
Sepse ai thjeshtë pati përballë një burrë në konflikt interesi. (Lapsi.al)

Related

Shqipëria 3172468798421030982

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item